Sot në Tiranë janë paralajmëruar dy protesta kombëtare, njëra para Ministrisë së Arsimit dhe tjetra ajo para Kryeministrisë e organizuar nga Partia Demokratike.

Më herët kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë të mbështesë protestën teksa ka përkrahur aktet vandale të protestuesve në kryeqytet.

Para kryeministrisë janë vendosur dy autobotë uji dhe disa efektivë policie për të shmangur çdo incident të mundshëm. Edhe pse protesta ishte paralajmëruar në orën 12:00 deri më tani në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' nuk është mbledhur asnjë protestues, ndërkohë qarkullimi i makinave vijon normalisht.

Ndërkohë para Ministrisë së Arsimit, janë mbledhur një grup protestuesish. 

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm bëri sërish thirrje për dialog. Kreu i qeverisë shpërndau në rrjetet e tij sociale një video, në të cilën shfaqet “tryeza” e gurtë para godinës së kryeministrisë me fletët që mbajnë të shkruar fjalën “dialog”.

lajm ne perditesim...