Kreu i PD, Basha ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të komisionit parlamentar për çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për integrimin.
Basha shprehet se qëndrimi i Gjermanisë është një lajm i keq, por Berlini mbështet integrimin e Shqipërisë, prandaj sipas tij është koha që të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme.
Kryeopozitari thotë se sot është koha për reflektim, prandaj duhet të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
"Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë ne.
Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sikurse u ripohua sot.
Tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë.
Sot është koha për reflektim. Është koha që të gjithë ne që duam ndryshimin e vërtetë të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme"deklaron Basha.
Gunther Krichbaum deklaroi se Shqipëria duhet që të plotësojë 7 kushte duke filluar nga Reforma në Drejtësi, dekriminalizimi, Reforma në Administratën Publike, ligji i pronës, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit, zgjedhjet me standarde dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com