Zyrtarë të lartë të Partive Popullore Europiane kanë intensifikuar përpjekjet për futjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit.

Burime pranë selisë blu thanë për Shqiptarja.com se presidenti i PEE, Joseph Daul si dhe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, kanë zhvilluar biseda telefonike me kreun demokrat në përpjekje për ta bindur të thyejë bojkotin. 

Ndërkombëtarët janë kundër bojkotit të Bashës, ndonëse mbështesin kauzën e tij për zgjedhje të lira e të ndershme.

Por përpjekjet e Daul dhe Tusk kanë dështuar, pasi përgjigja e Lulzim Bashës, sipas burimeve të Shqiptarja.com, ka qenë refuzuese. Ai ka renditur kushtet e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje me kryefjalë dorëheqjen e Edi Ramës dhe emërimin e një kryeministri teknik. 

Kjo ka bërë që ndërkombëtarët të dorëzohen dhe të ndërpresin çdo komunikim me Bashën. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com