Basha refuzon thirrjen e Metës për dialog: S'ka kompromis me Ramën

Presidenti Ilir Meta nga Durrësi ditën e sotme u bëri thirrje palëve që të ulen në dialog dhe të lënë demonstrimet e forcës përmes mitingjeve dhe anti-mitingjeve. Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka refuzuar thirrjen e kreut të shtetit. Nga Rrogozhina ku ishte në një takim me simpatizantët, ai deklaroi se opozita është e vendosur për të larguar Edi Ramën, ndërsa siguroi demokratët që nuk do të ketë kompromise dhe pazar.

"Deputetët e ardhshëm të Kuvendit nuk do të përcaktohen më në mënyrë misterioze dhe anonime apo një njeri, por prodhimi vullnetit të qytetarëve, ata do të ta kenë fatin të lidhur me qytetarët. Ju do të jeni ata që do të përcaktoni me votë deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët nuk do të jenë njerëz të cilët pa emër, fytyrë dhe zë ngrenë kartonin për të vjedhur dhe që do të lidhin fatin e tyre me kryeministrin e radhës apo kryetarin e partisë. Do të garantojmë që parlamenti të mos jetë noteri i qeverisë, por përfaqësues i popullit dhe qytetarëve. Mirënjohje, pasi keni pesë muaj që tregoni kurajo qytetare duke u ngritur në protestë kundër varfërisë dhe padrejtësisë.

Ju premtoj se PD-ja do të vijojë që të jetë në krah tuaj. Unë vij sot këtu si përfaqësues i shumicës së re të popullit shqiptar, të vendosur për ta larguar Ramën dhe bandën e tij hajdute, për të çuar para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin. Nuk ka dhe nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj, asnjë zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje të thellë politike që do të bëjë të mundur që ëndrra e cdo të riu dhe të reja për një Shqipëri Europiane të bëhet realitet. Mbrëmjen e së shtunës së ardhshme në orën 18:00 do të jetë një tjetër bashkim i madh kombëtar, pranvera sapo ka nisur, ndryshimi po vjen" tha Basha. Opozita do të zhvillojë protestën e radhës në datë 13 prill para Kryeministrisë.

Fjala e plotë e Bashës para elektoratit në Rrogozhinë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PD Vlore: 07/04/2019 15:56

    Ti ore plere e shkaterove pd e vlores... o kusar... ske len me pa futur njerez pa pik kontributi dhe gjeneze me lidhje me te djathten... per proteste merr njerez ketu ne Vlore te Omonia duke ju pguar nga 10.000 leke diten e punes vetem ti sjellesh ne tirane... po pse kjo eshte partia jone ore qelbesir... ke hequr intelektualet e pd dhe fut njerez pa kontribite... nga kr.Grup seksionit ne lagjen Çole, te posta

    Përgjigju
  • Naimi: 07/04/2019 14:50

    Mbrapa Bashes jane Karpushini dhe Putini.

    Përgjigju
  • Mala: 07/04/2019 12:23

    Mos ja rrefuzo, "propozimin fals"kur e ke gruan e tij perkrah.k etu del se gruaja nuk e perfill burrin.keq! e pakuptimt!Provozor presidenti,provizore opozita.Kot e keni Rama do thelloje fitoren bindshem do shkoje mbi 54% te bvotess e arbitrit,"Populli",apo "revolta popullit"qe ju e thoni del vetem nje mashtrim,genejshter e improvizim I porosise serboruse.Populli larg nga ju!

    Përgjigju
  • Juna.tr: 07/04/2019 12:22

    Po mire mor klluf po kto deputet pa emer e pa tru qe jane tani nuk i gjete ti?? Kujt ja shet kto lakra o lyl??

    Përgjigju
  • Ilir: 07/04/2019 11:45

    Bej Monika Levinskin Dhe Grida Sumen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja