Pak para zgjedhjeve lokale, PD publikon skemën e përzgjedhjes së kandidatëve

Pavarësisht se nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Demokratike ka nisur nga puna për të vënë në zbatim modelin për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik.

Në deklaratën e PD thuhet se se dy ekspertë britanikë do të vinë në Tiranë, për të ndihmuar PD-në në përzgjedhjen e kandidatëve, sipas modelit konservator britanik.

Sipas PD seleksonimi i kandidatëve do të bëhet në tre faza:

1. Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve

2. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.

3. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Ndonëse nuk është konfirmuar ende pjesëmarrja në zgjedhjet lokale, duket se me këtë lëvzije PD i dërgon sinjale kandidatëve të përgatiten tre muaj para zhvillimit të tyre.

Deklarata e plotë i PD:

Partia Demokratike është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia. Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës. Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Bazuar në modelin britanik të Partisë Konservatore, PD ka përgatitur mënyrën e seleksionimit të kandidatëve të saj, që do të bazohet në tre faza kyçe:

1. Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve

2. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.

3. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Përfshija e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve është risi jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë politikën shqiptare. Deri më sot, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë.

Me modelin e saj të ri, Partia Demokratike reflekton kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ta lidhur direkt kandidatin me zgjedhësin.

Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një veting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 07/04/2019 00:18

    Mashtrimi i rradhes. Basha nuk fiton per vete po te ndjeki kete model. Ato sahanlepiresit qe i rrine prane ato do dalin,thjesht do na shesi kete idene e primareve. Brockulla

    Përgjigju
  • Naimi: 06/04/2019 23:35

    Provoni edhe modelin e vellait tuaj Putinit se ndoshta ju ecen.

    Përgjigju
  • FrediFR: 06/04/2019 16:38

    Modeli gjerman i CDU nuk i eci,tani te provojme ate Anglez,pastaj ate amerikan dhe kinez ahahahahhahaha,sa te jeni ju provoni te gjitha modelet e botes po te doni KURRE nuk fitoni.

    Përgjigju
    • Juri: 06/04/2019 21:25

      Veq at xhelalin e kamzes Se. E. Neveritet kamzes me. At. Shp ella EE W. Ka. Ba. Kamzes Si. Xhaxhi n. Kohen. E. Vet.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë