Basha, rikthimi apo kthimi?

Basha, rikthimi apo kthimi?

Lulzim Basha

Ka një "skrizofeni turme" që edhe natën në gjumë ju del Basha. Kjo janë dy kategori:
1. Ata që donin të perdornin lidershipin e Bashës për të ardhur në pushtet, për të bërë biznes, për të mbrojtur në mënyrë të paligjshme bizneset, ndoshta për të mos paguar taksa, për të mos paguar doganën dhe po ashtu nëse do të kishin mundësi të merrnin ndonjë tender;

2. Militantë, kryesisht të paaftë që në mënyrë të pamerituar kishin fituar vende pune, kishin bërë karrierë dhe donin që përmes Bashës, PD të vinte përsëri në pushtet dhe të përsërisnin sukseset e tyre të pamerituar.
Këto dy kategori e shikojnë edhe në ëndërr Bashën dhe e mallkojnë më shumë sesa Ramën. Këta kategori nuk kanë hallin që Basha nuk u bë Kryeministër, që e djathta nuk erdhi në pushtet, por humbjen e Bashës e kanë konsideruar si të keqen e madhe të jetës tyre për të mos realizuar ëndrrat e tyre abuzese. Këto kategori, pa frikë bëjnë pjesë tek "skizofrenia e turmës"!
Nuk mbeten mbrapa edhe një kategori tjetër "oportunistësh" , që kthimin e Bashës e kanë si tmerr, sepse mendojnë se tashmë nuk janë pjesë e projekteve të tij, dhe ardhjen e tij e shikojnë ose e konsiderojnë si mundësi hakmarrje për tradhtinë që i bënë edhe pse çdo gjë të arritur e patën falë tij.

Degjova disa gazetarë që kishin titull: Rikthet Basha me teza të vjetra! Nëse është kështu çfarë duhet të kuptojmë? Situata është e tillë sa asgjë nuk ka ndryshuar, sepse kauzat e të djeshmes nuk kanë marrë zgjidhje e mbeten aty aktuale! Kjo është një arsye më shumë që Basha të kthehet e tu rikthehet me seriozitet kauzave që mbetën të parealizuara! Po kush janë këto kauza?
1. Vota e emigrantëve që është një drejtë Kushtetuese e mbetet aktuale e kerkon implementim të menjëhershëm;
2. Listat e hapura. Mbetet një ndër opsionet kryesore për të bërë rotacion elitash, për të pasur një përfaqësim dinjitoz në Parlament dhe për të pasur garë;
3. Rishqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese në 2008 pasojat e të cilës i paguajmë edhe sot!

Këto janë disa nga ato që Basha ka menduar t'i marr e t'i trajtojë me seriozitet duke u konsultuar me demokratët dhe jo vetëm! 
Disa e quajnë rikthimi i Bashës! Mendoj se kjo nuk është termonoligjia e vërtetë! Në fakt duhet të themi: kthimi i Bashës, i atij Bashës rogjinal, që për shumë arsye nuk mundëm ta kishim nga 2013 e deri në shtator, kur morin vendimin e njohur ndaj liderit historik si pasojë e "Non Gratave" nga SHBA-të!

Takimi i sotëm i Bashës, pa stadium, pa gjuhë l'inçuese, pa autobuza qoftë edhe me biletën falas, ishte i mbushur me të rinj, disa të diplomuar e disa studentë, që në fakt me diskursin e tyre, dëshmuan se rinia e këtij vendi nuk është aq e pa shkolluar ose e pa interesuar për pjesëmarrjen politike ashtu siç janë munduar të na e mbushin mendjen liderët e tranzicionit.
Kthimi i Bashës në versionin origjinal, me propozime reale në një moment delikat, liderët e tranzicionit i ka lënë sonte pa gjumë e ndërkohë ka aktivizuar "skizofrenët e turmës" të bëjnë linçime përmes komenteve apo statuse duke ofenduar Bashën si tersin e jetës e karrierës se tyre të pamerituar!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë