Basha: Rrezikohet integrimi
Rama: Zhblloko Vetting-un

Basha: Rrezikohet integrimi<br />Rama: Zhblloko Vetting-un
TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar sërish për hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit pas deklaratave të deputetit gjerman gjatë ditës së djeshme, që kërkonte plotësimin e 7 kushteve.
 
Basha deklaroi se bota dhe Europa po u bien kambanave të alarmit, pasi qeveria po minon procesin e integrimit të vendit.
 
"Krimi dhe droga vazhdojnë që të jenë problemi më i madh i vendit, që rrezikon integrimin, bota dhe Europa po u bien kambanave të alarmit" deklaroi krye opozitari ndër të tjera në konferencën e sotme.
 
Pas deklaratave të kreut të PD i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama, që i kërkon liderit të opozitës që të zhbllokojë Vettingun dhe të mos kapë skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë, referuar takimit me deputetin gjerman Gunther Krichbaum dje.
  
"Lulzim mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë po lexo rekomandimin e qartë të BE dhe zhblloko Vetingun" shkruan Rama.

Ky është reagimi i parë i kryeministrit pas deklarimeve që beri dje deputeti gjerman Krichbaum, i cili tha se Bundestagu do të kërkonte që të mos hapeshin bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por Basha nuk e pranon këtë akuzë të kryeministrit Rama dhe reagon me një status në rrjetin social, Facebook.

"Lëri përrallat me armiq imperialistë. Mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, shqiptarët paguajne cmimin më të lartë të energjisë në Ballkan, vendi po zbrazet e të papunët shtohen cdo ditë, maturantëve ua dogje ëndrrat për arsim, studentët po lënë shkollën prej tarifave te rritura, fermerët nuk i ngop dot me përralla per kredi, shëndetësine e cove ne kolaps. Krimi, droga dhe korrupsioni i kanë zënë rrugën vendit. Këto jane hallet e shqiptarëve e jo armiqtë imagjinarë që zbulon nga dhoma e vizatimeve. Është ora e të vërtetës".

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit