Basha:Rrisim pensionet, s’mbjellim
palma. Qytetari: Mbjellim hashash

Basha:Rrisim pensionet, s’mbjellim<br />palma. Qytetari: Mbjellim hashash
Kryedemokrati Lulzim Basha në vijim të turit elektoral është ndalur sot në qytetin e Përmetit. Gjatë takimit me banorët dhe sipërmarrësit e vegjël Basha tha se nuk do mbjellë palma por do të rrisë pensionet.
 
Në dialogun që kreu i opozitës pati me një banor të Përmetit tha se nuk do mbillen më palmat ndërsa qytetari iu përgjigj “do mbjellim hashash pastaj”, duke shtuar se ai nuk i ka parë palmat e mbjella. 
 
Basha:Do rrisim pensionet
 
Qytetari:Mirë, po ku do ta gjejmë atë fondin që të na rriten pensionet?
 
Basha:Ta them unë, nuk do mbjellim më palma
 
Qytetari:Po do mbjellim hashash pastaj
 
Basha:Nuk do mbjellim as hashash e as palma por do merremi me hallet e njerëzve, pensione dhe shkolla
 
Qytetari:Nuk e di se ku janë mbjellë palmat se këtu nuk shoh gjë



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Miniera e menaxhuar nga serbët bën më shumë shitje se krejt të tjerat të 'Trepçës'

Miniera e menaxhuar nga serbët bën më shumë shitje se krejt të tjerat të 'Trepçës'