Kreu i PD Lulzim Basha përmes një mesazhi që ka ndarë me qytetarët mëngjesin e sotëm hedh akuza se rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët.

Më tej ai vijon të premtojë se do i ulte ato, ndërsa thotë se kryeministri Edi Rama dështoi.

"Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Mjaft më. Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes", shkruan Basha.