Basha: S'ka koalicion me Ramën
nuk ka vend në Republikën e re

Basha: S'ka koalicion me Ramën<br />nuk ka vend në Republikën e re
Gjatë takimit me banorë të Peqinit, Lulzim Basha ka treguar efektet që do të sjellë plani i tij ekonomik, duke i ka sqaruar njerëzit nga afër, se s’do të ketë marrëveshje me republikën e vjetër.
 
"Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. Jo se, e keni parë që thotë: Eshtë çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden?
 
300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër”tha ai.
 
Kreu i opozitës u foli qytetarëve për masat konkrete të planit të tij.
 
"Vendosim këtë pullën dhe po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione as për pllaka, as për palma, por tek brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë".
 
Kryedemokrati Basha tha se më 25 qershor do te ndahemi nga krimi dhe kriminelët në politikë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar