Basha: S'presim zgjidhje nga
të huajt, jo zgjedhje me Ramën

Basha: S'presim zgjidhje nga<br />të huajt, jo zgjedhje me Ramën
Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk heq dorë nga kërkesa për largimin e Ramës si kryeministër dhe kushti për krijimin e qeverisë teknike, e cila sipas tij do të garantojë zgjedhje të lira.
 
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Basha u shpreh nga Uashingtoni se ka marrë mbështetjen e administratës së Presidentit Donald Trump për kauzat që ka ngritur në Shqipëri.
 
Kreu i PD u shpreh gjithashtu se opozita nuk do të marrë pjesë dhe nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Kavajës nëse nuk largohet Rama.
 
Për kalimin e krizës, Basha tha se nuk pret zgjidhje nga të huajt, por kërkon me cdo kusht largimin e Ramës.
  
Intervista e Bashës me gazetarin e Zërit të Amerikës ishte e tensionuar. E ndërsa Basha deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje, gazetari insistoi duke e pyetur se çfarë do të bëjë, nëse zgjedhjet mbahen më 18 qershor?
 
Basha tha se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje, por gazetari Arben Xhixho insistoi duke i kujtuar se kryeministri Edi Rama ka thënë se ato do të zhvillohen në 18 qershor.
 
Basha u përgjigj se populli dhe opozita do t’i pengojnë me mekanizma demokratike. Por gazetari iu kthyer "Cili popull, ata janë mbështetësit tuaj?
 
Basha u mbrojtur duke përmendur dy emra Dritan Hila dhe Artan Fuga, që e mbështesin, nuk janë të PD, por socialistë. Debati vazhdoi edhe për reformën në drejtësi, kur gazetari i tha se miratimi i 7 ligjeve është përshëndetur nga ndërkombëtarët, por Basha iu kthye “Duhet të njihesh më mirë me faktet”.

Intervista e plotë e Bashës te Zëri i Amerikës

A do të merreni pjesë në zgjedhjet në Kavajë?
Opozita nuk do të pranojë dhe lejojë zgjedhje me krimin dhe kushti është largimi i Ramës për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Cili ishte synimi i vizitës në SHBA?
Kam takuar krerët e komisioneve të Jashtëm dhe Sigurisë, kongresmenë dhe senatorë dhe bashkëpunëtorë të nivelit të lartë, ku kemi diskutuar për gjendjen në Shqipëri. Për impaktin që ka kriza politike dhe influencën e drogës në proceset demokratike.
 
Përshëndes protestuesit nga SHBA, mora mbështetje nga të gjithë në administratën Trump për të mos lejuar krimin në zgjedhje.
 
Çfarë mbështetje prisni nga SHBA?
Nuk presim zgjidhje  nga të huajt, pasi nëse do të prisnim nuk do të ishim akoma në protestë. Së pari vizita kishte qëllim informimin e aleatëve tanë, pasi është investuar në keq informimin e ndërkombëtarëve.
 
A vini në dyshim informacionin e Ambasadës në SHBA në Shqipëri?
Jo! E kam fjalën për lobistët me paratë e drogës. Në qeverisjen e Ramës, Shqipëria bazë për furnizimin e Europës me drogë dhe procesi demokratik është asgjësuar, nga kriminelët me damkë, të dënuar, që sot bëjnë ligjin në PS dhe Shqipëri.
 
Ky realitet njihet nga të gjitha dhe konstatohet si problem kryesor për të ardhmen e Shqipërisë.
 
Kërkesa për qeveri teknike është hedhur poshtë nga Rama, në zgjedhje edhe pa PD, nëse nuk plotësohet kërkesa, a do të merrni pjesë?
Opozita nuk do të lejojë zgjedhjet. Qytetarët kanë folur qartë pa censurë. Dritan Hila dhe Artan Fuga dhe shumë të tjerë nuk  kanë asnjë të përbashkët me programin e PD.
 
Si do i bllokoni?
Me mekanizma paqësore për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhje me krimin dhe Ramën nuk do të ketë.
 
Zgjedhjet janë të ligjshme janë dekretuar. A do të merrni pjesë?
Zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Votime në Shqipëri ka pasur, por jo zgjedhje. Jemi të gatshëm për të gjitha hapat. Nuk do të ketë bojkot, por s'do lejojmë zgjedhje të diktuara nga krimi.
 
Nëse do të ketë zgjedhje a do të merrni pjesë?
Do të ndalim një maskaradë dhe do të japim zgjedhje të lira për shqiptarët.  Zgjidhja e vetme është me qeveri teknike.
 
Përse nuk keni këmbëngulur me një forcë më të madhe për zgjedhjet?
Ne i atashuam kushtet, si kusht për votimin e reformës në Drejtësi. Cdo javë në komisionin Ad Hoc kanë ngritur këtë cështje, mediat e kanë zhdukur nga axhenda.
Ne kemi bojkotuar parlamentin për mos zbatimin e Kushtetutës.
 
Si u përgjigjeni kritikat për bllokimin e reformës në Drejtësi?
PD ka votuar dhe iniciuar ndryshimet kushtetuese që të ishin në standardin amerikan dhe jo të Ramës.
 
Dhe ne e fituam këtë betejë dhe PD jo vetëm votoi, por ishte e lumtur. Rama theu një marrëveshje të bërë me prezencën e SHBA dhe BE, që 7 ligjet kryesore të kalonin me konsensus.
 
Amerikanët që ishin përgjegjës për ligjin për SPAK e detyruan Ramën që të mbante fjalën dhe u kalua me konsensusin tonë.
 
6 ligjet janë jashtë standardit, prandaj reforma zhbllokohet përmes paktit për qeverisje teknike
 
Të huajt që kanë qenë të përfshirë në hartimin e ligjeve, i ka përshëndetur ligjet, si mund të pretendohet?
Ambasadori amerikan në Tiranë ka mbështetur disa nga shqetësimet që kemi ngritur ka ofruar rrugë për zgjidhjen e tyre.
 
Ka ndihmuar që ligji për SPAK të kalonte me konsensus.  Edhe sikur opozita të ishte në parlament, ligji për vettingut nuk zbatohet, pasi kanë futur duart për ta kapur duke bërë rrëmujë.
 
Po ligjet janë miratuar, si mund të dilni mbi ligjin, pasi Kushtetuesja vendosi...
Rama e do drejtësinë për Shullazin, Prengën e etj. Ne jemi në një mision kombëtar, për të mbrojtur mos kapjen e drejtësisë.
 
Ndërkombëtarët i kanë përshëndetur ligjet?
Jo, kanë përshëndetur reformën dhe jo ligjet. Komisionet do t'i ngreme..
Ata mund të quajnë të mirëqenia që po ecin edhe reformat. Dikush ka ardhur dhe ka thënë që Shqipëria po ecën përpara dhe këtij i themi se ose nuk di faktet. Ata që thonë që Shqipëria nuk ka probleme, DASH tha se Shqipëria është prodhuesi kryesor i kanabisit dhe tranzit për kokainën.
 
  
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0