Basha: S’ka më koalicion,PS-LSI
janë bërë copë copë për pazaret

Basha: S’ka më koalicion,PS-LSI<br />janë bërë copë copë për pazaret
VAU I DEJES-Kryetari i PD, Lulzim Basha prezantoi kandidatët për deputetë në rang qarku dhe shpalosi programin e ‘Republikës së re’.
 
Basha u shpreh se Rama në qeverisjen 4 vjeçare, i braktisi qytetarët, ndërsa Republika e Vjetër është përçarë për shkak të tepsisë dhe pazareve politike.
 
Koalicioni i ngjalave dhe i peshkut nuk është më koalicion, pasi janë ndarë dhe janë bërë copë copë për shkak të pazareve.
 
Po zihen me LSI për tepsinë, nuk kanë fare hesapet tuaja. I bëj thirrje cdo votuesi të PD, që janë zhgënjyer, të kthehen në shtëpi
” deklaroi Basha.
 
Basha u shpreh se Kushtetuta do të ndryshojë dhe deputetët në zgjedhjet e ardhshme do të zgjidhen direkt nga populli dhe nëse nuk mbajnë fjalën pa i mbaruar mandati me një numër të caktuar firmash mund të shkarkohet nga ata që e kanë zgjedhur, sipas modelit Amerikan.
 
Gjatë fjalës së tij, Basha u ndal edhe te ekonomia duke akuzuar INSTAT për mashtrim.
 
INSTAT, i kontrolluar nga qeveria, tha se rritja ishte më e ulët nga ajo që kishim shpallur, u detyrua të pranonte se ishte e falsifikuar” deklaroi ai.
 
Përsa i përket listave dhe të përjashtuarve, ai tha edhe njëherë se vendimet e para ishin të vështirë, por të domosdoshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur