TIRANE-Nga çadra ku prej dy muajsh është ngujuar me një grusht njerëzish, Basha sot ka akuzuar qeverinë se ka rritur çmimin e energjisë elektrike.
Basha shtoi se sot shqiptarët e kanë të pamundur të paguajnë energjinë, të cilës, sipas tij, Rama i ka rritur çmimin.
Por si është e vërteta e kësaj deklarate të Bashës, kur bëhet fjalë për shtëpinë e tij?
Sa paguan Basha sot për energjinë elektrike?
A paguan më shumë sot me çmimin që i ka vënë Edi Rama apo paguante më shumë dje kur paguhej energjia me 2 fasha?
Gazeta TemA ka siguruar tabelat e shpenzimeve të Bashës, ku siç shihet, me skemën e vjetër me 2 fasha në 2013, ai konsumonte 1970kwh dhe paguante 29216 lekë.
Ndërsa sot, me skemën e re ai konsumon 2120kwh dhe paguan 24806 lekë.
Pra llogaria është e thjeshtë.
Basha sot konsumon më shumë energji elektrike dhe paguan më pak.
Si në çdo familje shqiptare.
Ky është një shembull klasik i gënjeshtrave të Bashës, i cili, siç i thonë “Të gënjen edhe kur e pyet për orën”.

(Tabela e krahasimit të pagesave të energjisë elektrike)
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com