TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimin të qeverisë për të shfuqizimin vendimin e për Kodin IMEI. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se vendimi ishte abuziv.
“Të dashur miq, së bashku e fituam edhe një betejë. E detyruam qeverinë të shfuqizonte vendimin abuziv të përgjimeve telefonike përmes marrjes së paligjshme të kodeve të celulareve.
Ne iu bashkuam vendeve europiane që refuzuam t'i japim qeverive kodin e celulareve, refuzuam t'i dorëzojmë qeverisë të drejtën të na përgjojë, refuzuam t’i nënshtrohemi kllapisë qeveritare për të dhunuar privatësinë e qytetarëve.
Kjo është një fitore e qytetarëve dinjitozë që me këtë betejë mbrojtën lirinë dhe i vunë kufijtë qeverisë dhe marrëzisë”, shkruan Basha.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com