Basha shikon shfaqjen ‘Mbreti po vdes’, Gjekmarkaj: Ti prap ‘eunuk’ do të mbetesh

Basha shikon shfaqjen ‘Mbreti po vdes’, Gjekmarkaj: Ti prap ‘eunuk’ do të mbetesh

Lulzim Basha

Agron Gjekmarkaj ka ironizuar Lulzim Bashën, pasi ky i fundit ka postuar disa foto, ndërsa ka marrë pjesë në një shfaqje teatrore me titullin “Mbreti vdes”.

Duke qenë se u aludua se ky postim i Bashës, ishte 'një simbol' dhe për Berishën, Gjekmarkaj shkruan se mbreti vërtet vdes një ditë, por eunuku nuk mund të behet mbret.

”Mbreti po vdes” po një ditë vdekja vjen për të gjithë po varet se “si ja kthejmë asaj buzëqeshjen”. Edhe kur Mbreti vdes eunuku mbetet eunuk dhe nuk dimë asnjë rast që ai Mbret të behet”, shkruan Gjekmarkaj.

Një ditë më parë Basha publikoi në rrjetet sociale, disa foto ku shkruante se bashkë me bashkëshorten ndoqi shfaqen Mbreti po vdes”, ‘vepër e dramaturgut Eugène Ionesco, e realizuar nga aktorë të rinj të Universitetit të Arteve, nën drejtimin plotë përvojë të regjizorit Armand Bora.

‘Një performancë e shkëlqyer e këtij brezi të ri aktorësh, që përmes talentit të tyre i japin jetë një vepre pa kohë të dramaturgut rumun, që përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik. Përgëzimet më të sinqerta të gjithë trupës.’- shkruan Basha.

*Shënim: eunuk, burrë i tredhur që ruante gratë e haremit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë