Noka i doli kundër, Basha e shkarkon si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëron se do ta përjashtojë nga Grupi Parlamentar! PD: Po baltos dhe shpif ndaj nesh

Noka i doli kundër, Basha e shkarkon si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëron se do ta përjashtojë nga Grupi Parlamentar! PD: Po baltos dhe shpif ndaj nesh

Selia blu nuk po gjen qetësi që pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar. Pasi i doli hapur kundër, Lulzim Basha ka shkarkuar sot Flamur Nokën nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe madje ka shkuar më tej duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar.

Arsyeja e këtij vendimi, sipas PD-së është se Noka e ka shndërruar mbledhjen e kryesisë së Grupit Parlamentar në laborator të prodhimit të gënjeshtrave dhe me këtë po baltos kryetarin dhe vetë Partinë Demokratike, duke sajuar gjëra të pathëna. PD thekson se këto shpifje dëmtojnë interesin e PD-së dhe të demokratëve dhe shfokusohet vëmendja e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.

'Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar. Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.'- njofton PD.

Sot deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk i kurseu akuzat ndaj Lulzim Basha, ku edhe njëherë tha se i ka kërkuar të marrë përgjegjësi pasi partia po shkon në zgrip. Në përfundim të mbledhjes të grupit parlamentar të PD, Noka theksoi se Basha ka bërë të qartë  se për të është më i shtrenjtë fati i 'karriges' sesa ai  partisë. Ndërsa u ndal në debatet e mbledhjen e Kryesisë së Grupit mbrëmjen e djeshme, Noka tha se Basha i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’. 

Flamur Noka ka qenë ndër të parët deputet në radhët e PD-së i cili ka dalë hapur kundër vendimit të kreut të PD-së për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Madje ai është parë që ka qëndruar krah Berishës edhe në takimet 'Foltorja' që po zhvillon ky i fundit në çdo qytet të Shqipërisë.

Me 'Foltoren' e tij Berisha më shumë se sa të rrëzojë Bashën nga kreu mi PD, në fakt kërkon t’u mbush mendjen demokratëve se ai është gjykuar pa të drejtë me shpalljen e vendimit ‘non grata’ nga DASH. Edhe pse vetë SHBA konfirmon se për Berishën është një dosje e plotë lidhur me faktet se ai ka minuar demokracinë dhe ka bërë korrupsion gjatë kohës që ka qenë në qeveri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:03
'Vazhdon cikli i ndëshkimeve të natës nga Z.Basha!' Tritan Shehu komenton shkarkimin e Nokës

Shkarkimi i Flamur Nokës nga Lulzim Basha ka ngjallur mjaft reagime herë ironike herë përgëzuese. Ndryshe shprehet Tritan Shehu, anëtar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Partinë Demokratike ku e ka komentuar lëvizjen e rradhës të Bashës e quan si jo demokratike. Shkarkimin e papritur të Nokës e ka komentuar e analizuar si ‘frikë’ të Bashës nga informatat që Noka mund të ‘plaste’.  

‘Vazhdon cikli i ndeshkimeve te nates nga Z.Basha!
Po lexoj ne media se Z.Noka qenka shkarkuar pak me pare nga detyra e tij si N.Kryetar i Komisionit te sigurise, dhe per me shume eshte paralajmeruar per perjashtim nga Grupi Parlamentar….sepse paska folur a thene dicka!!
Sikur Noka te ishte Zhukovi i BS, qe u shkarkua ne ajer nga frika se mos nxirte tanket ne Moske ne mengjez!
I dyti „ndeshkim“ ky, pa asnje vendim kolegjial, pa u pyetur asnje forum, as Grupi vete, i marre nga Z.Basha ne oret e vona!
Fill mbas atij per Z.Berisha.
Te dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracise!
Pra realisht te pa vlefeshme, nul!
Ngjarje keto krejtesisht te gabuara per nje Parti Demokratike!
Ngjarje keto, qe ne fakt jane krejt ne kundershtim edhe me ate qe ne duhet te bejme e te realizojme.
Ne vend qe te rrezojme Ramen po “rrezojme” veten tone.
Nje element me shume ky, qe tregon sa i domosdoshem eshte Kuvendi i yne Kombetar, per te diskutuar e debatuar se bashku, per te dale nga kjo spirale kaq e rrezikeshme ndeshkimesh e perjashtimesh, qe po u la keshtu asnje nuk mund te parashikoje deri ku do shkoje e si do te perfundoje.
Nje gje mund ta parashikojme, faktin se kjo metodike, keto “masa” nuk ndjellin asgje te mire per PD; demokratet, demokracine shqiptare.
Prandaj sa me shpejt te shkojme ne Kongresin tone!’, reagoi Shehu.

 

Ora 00:01
Deputetja Vokshi flet për demokracinë e brendshme në PD, Bislim Ahmetaj ironizon: Kur e ke radhën për tu përjashtuar?

Një postim i deputetes Albana Vokshi në rrjetin social Facebook duket se ka ngritur mjaft pikëpyetje të reja mbi ‘jetëgjatësinë’ e saj në partinë demokratike.

Me anë të një mbështetjeje të vlerave të PD, Vokshi thekson se lidhja me demokracinë është shumë e fortë. Por siç duket postimi ‘dashamirës’ i Vokshit ka ndezur mjaft reagime ku nuk munguan as ironitë nga Kryetari i ‘Grupimit ‘90”, Bislim Ahmetaj.

‘Kur e ke radhën për përjashtim ti Albana? Po mirë ja u ban se nuk ka as dy muaj që desh na i nxorët sytë për ta çuar rezultatin e Lulit me 82%’, ironizon Ahmetaj.

Ora 23:09
Basha shkarkon Nokën nga Komisioni i Sigurisë, Topalli: Kur të gjithë duan ta largojnë, Luli del me vendime personale përjashtimi

Jozefina Topalli, kritikja më e ashpër e Lulzim Bashës, ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, ku gjithashtu është paralajmëruar dhe përjashtimi nga Grupi i demokratëve.

Topalli e krahasoi këtë vendim të Bashës si të Enver Hoxhës, duke e shpallur armik të brendshëm Flamur Nokën. Topalli ironizon se në një kohë që e gjithë anëtarësia e partisë është ngritur për të shkarkuar Bashën, ky i fundit shkarkon Nokën.

“Luli paska përjashtuar prap me vendim personal sonte ne darke. Kësaj here radhën e kishte Flamur Noka, qe është rritur ne Partine Demokratike. E paska shpallur armik te brendshëm! Ne fakt e paska nderuar Flamurin.Shoku Enver bënte mbledhje byroje ne raste te tilla. Dmth kur anëtarësia e Partisë është ngritur për të hequr Lulzimin, ky i fundit shkarkon Nokën. Edhe për pak kohe do këtë vulën. Gjate këtyre diteve do shpall edhe përjashtime të tjera… deri kur Kuvendi Kombëtar do i heq edhe vulën bashke me karrigen Lul Vules”, shkruan Topalli

Ora 22:10
Basha e shkarkoi, reagon Noka: Ai përjashtoi Sali Berishën, si mund të mos ta bënte me mua?

Flamur Noka duket se nuk është habitur nga vendimi i PD-së për ta shkarkuar nga detyra e Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë

Noka thotë se fakti që kreu demokrat guxoi duke përjashtuar liderin historik të PD-së, tregon se mund ta bëjë të njëjtën gjë me këdo tjetër.

'Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua? Gjithçka për t’u kapur pas karriges, është peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka. Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap', shprehet deputeti demokrat.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urimii: 12/10/2021 08:25

    Mos bre,shokin Flamur ka hek.Doctor Mulin e Doctor Saliun.E vetmja gje te mire qe ka bere Lul torollaku eshte kjo qe ka bere,dhe mundesisht ta heqe edhe nga grupi parlamentar i Pd-ës.Muli eshte shembull i keq si njeri,lere pastaj si deputet.Idiot complet.Eshte turp kombetar qe tipa si Muli jane deputet,politikan etj.

    Përgjigju
  • Beni: 12/10/2021 07:59

    Noka,cope mishi.

    Përgjigju
  • PD - Per Skrap: 12/10/2021 03:14

    Oh sa mire po me vjen , o zot ashtu ju pafsha te perçare o parti kriminelesh, o vrases, o injorant, o njerez pa karakter, pa moral, pa dinjitet. Zoti ju ndeshkofte per te keqijat qe keni bere .

    Përgjigju
  • Iris: 12/10/2021 02:14

    Tritani thote qe Noka u shkarkua qe t'i mbyllej goja;epo Noka ne se ka dicka per t'a thene, mund t'a thote,se ne demokraci jemi,aq me teper tani qe eshte me gjysem kembe jashte,mund te thote c'ka di,por ama te mbaje dhe pergjegjesi ligjore per faktet qe ka.Kur Topalli e krahason Bashen me Enverin per perjashtimet,nuk duhet te harroje se dhe Berisha ka bere perjashtime ne PD,pasi Enverin ka patur per mesues.Sa per Noken vete eshte figura me tragjikomike ne kete histori.Kur thote qe Basha te tere e ka bere per karrigen e vet,por dhe Berisha,per ate te shkrete karrige e sigurine qe vjen me te,po lufton.Puna eshte qe Noka vete e hengri kesaj radhe,sepse deshi te behej jastek i Berishes per karrigen e <<krietarit te perenduar>>!!

    Përgjigju
  • Veri: 12/10/2021 01:32

    MOS JA ZGJAT FARE NOKA,,,,PLASJA NE GRUSHT ne FYTYRE PALACOSH,,,U BE AI LEGEN TE SHKARKOJETE TY....

    Përgjigju
    • Haha: 12/10/2021 02:25

      Kamqesh me lot

  • www.youngtribune.com: 12/10/2021 00:13

    Mulo e hongre ksaj rradhe.

    Përgjigju
  • O tej: 12/10/2021 00:09

    Plasi ne Kucove… haha bachell Vokshi dhe magjar Noka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja