Nisin përçarjet në PD pas përjashtimit të Berishës, 5 deputetë kundër Bashës, 3 pro! Noka: Ky ishte vendim i kryetarit, jo i partisë! Po mohon historinë PD-së! Mbyllen dyert e selisë blu

TIRANË- Me tensione dhe kundërshtime është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku publikisht disa deputetë kanë dalë kundër vendimit të Lulzim Bashës, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, me arsyetimin se me këtë vendim ai po zhbën një pjesë të rëndësishme të kësaj force politike.

Teksa dolën të gjithë të heshtur dhe të nevrikosur, pas mbledhjes që zgjati për më shumë se dy orë, Flamur Noka tha para gazetarëve nga selia blu se vendimi është individual i Lulzim Bashës dhe nuk është konsultuar me askënd. Sipas Nokës, ky është një mohim i historisë së PD-së dhe kjo do të thotë që të mohosh suksesin e kësaj force politike.

Bujar Leskaj nuk e kurseu ironinë me kreun e PD-së, teksa u pyet nga gazetarët për mendimin që kishte mbi përjashtimin e Berishës. Ai tha se nuk i lejohet që të flasë sepse nuk i japin leje nga lart. Të tjerë deputetë që dolën kundër vendimit të Bashës ishin Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi.

Por vendimin e kreut të PD-së e kanë mbështetur hapur disa deputetë si Agron Gjekmarkaj, Dash Sula si dhe Kreshnik Çollaku, të cilët nënvizuan ky ishte nje vendim i detyruar dhe Lulzim Basha bëri zgjedhjen e drejtë. Më herët për arsye sigurie, u mbyll dera në selinë blu dhe çdo person që futej brenda kontrollohej imtësisht.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Pro përjashtimit të Berishës, këto janë deputetët që mbështetën vendimin e Bashës

Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj dhe Kreshnik Çollaku janë deputetët që kanë dalë pro vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Dashnor Sula mësohet të ketë deklaruar në mbledhje se ky nuk është një vendim i drejtë për Berishën por Basha ka qenë i detyruar dhe ka marrë një vendim.

'Nuk është vendim i drejtë për Sali Berishën, por Basha e ka pasur të vështirë dhe ka qenë i detyruar që të zgjedhje atë vendim që është më i drejtë.'- mësohet të ketë thënë ai.

Ora 22:42
Leskaj ironi me Bashën pas mbledhjes së grupit parlamentar: Nuk flas, sepse nuk na jep leje partia

Bujar Leskaj i cili doli kundër vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, nga selia blu ka ironizuar kryedemokratin për censurë.

Leskaj i pyetur nga gazetarët se si e komenton vendimin, ironizoi duke u shprehur se 'Nuk flas, sepse nuk i jep leje partia!'.

Ora 22:22
Përjashtimi i Berishës, Noka: Vendim personal i Bashës, është mohim i historisë së PD-së

Deputeti Flamur Noka ka folur publikisht kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Noka tha se vendimi është individual i Bashës dhe se më këtë vendim ka mohuar historinë e PD-së.

'Sali Berisha është njëriu më pro amerikan i 30 viteve të fundit të demokracisë, Sali Berisha themeloi PD dhe u ngfrit kundër regjimit me ëndrrën amerikanë në shpirtin e tij. mbi vlerat dhe parimet e Amerikës u themelua PD. Busulla ka qenë një dhe në e Sali Berishës dhe PD-së orientimi euro atlantik. Sali Berisha ka mbajtur një qendrim të tij dhe ka kërkuar që PD të mos përfshihem. Është mohim i histrorisë së PD-së, i parimit të kësaj forcë është të mohosh suksesin e kësaj forcë. Arsyet i di kryetari është vendimi i kryetarit është vendim individual.'- tha Noka.

Ora 22:14
Nisin përçarjet në PD pas përjashtimit të Sali Berishës, mbyllen dyert e selisë blu

1631219922_Sequence03.00272800.Still026.jpg

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku e cila po ndjek nga afër zhvillimet në selinw blu ka bërë me dije se pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, të Sali Berishës, është mbyllur  dera e selisë së PD-së.

Ora 21:19
Nisin përçarjet në PD/ Shehu, Noka, Leskaj, Vokshi, Boçi dalin kundër vendimit të Bashës

Pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimit e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, kanë ardhur edhe reagimet e para në PD, kundër kreut të kësaj force politike. 5 deputetë të zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillitt Tritan Shehu, Flamur Noka, Bujar Leskaj, Albana Vokshi dhe Luciano Boci, kanë dalë hapur kundër këtij vendimi. Sipas tyre me këtë vendim mund të zhbëhet një pesë e rëndësishme e kësaj forcë politike.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim