Basha shpërfill ndërkombëtarët: Nuk
dalim nga çadra, protesta do vijojë

Basha shpërfill ndërkombëtarët: Nuk<br />dalim nga çadra, protesta do vijojë
Në një deklaratë në orët e vona të mbëmjes nga çadra e protestës së opozitës, kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se ka mbështetjen e Uashingtonit për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
 
Ndërkohë Basha ka theksuar edhe njëherë se zgjidhja e vetme e krizë politike është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë teknike.
 
"Beteja është futur në fazën e vetë vendimtare. Le të qëndrojmë këtu pa na bërë syri tërrt deri sa të realizojmë fitoren tjetër të madhe dhe vendimtare, që është fitorja e demokracisë së vërtetë", është shprehur kreu i PD-së.
 
Deklarata e Bashës:
 
Mesazhet që kam sjellë prej Amerikës i keni dëgjuar të gjithë, paniku dhe tmerri që ka kapur kundërshtarin tonë nga mesazhet e mbështetje totale për këtë protestë e shëron dhe çliron vetëm një ilaç: Largimi i tij një orë e më parë nga zyra që ka zaptuar me krimin e organizuar dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Besnikërisht ju them se për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbështetja do të jetë e pakursyer.
 
Beteja është futur në fazën e vetë vendimtare. Le të qëndrojmë këtu pa na bërë syri tërrt deri sa të realizojmë fitoren tjetër të madhe dhe vendimtare, që është fitorja e demokracisë së vërtetë.
 
 Ju jap fjalën se nuk tërhiqem, do jemi bashkë këtu derisa beteja të përfundojë me fitoren totale.
 
Hilet e mëdha, hilet shumëkatëshe i bën ai atje(Rama) edhe për pak kohë se nuk do ketë shanse të tërheqë këtë popull prej hunde.Zgjedhjet e lira po afrojë, ora e fitores po afron.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës