Basha shpalli zgjedhjet për FRPD, Harxhi: Hakmarrje e sëmurë dhe shkelje e rëndë statutore! I largoi dhe të rinjtë që shpresën e gjejnë tek e djathta

Basha shpalli zgjedhjet për FRPD, Harxhi: Hakmarrje e sëmurë dhe shkelje e rëndë statutore! I largoi dhe të rinjtë që shpresën e gjejnë tek e djathta

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka reaguar lidhur me vendimin e Lulzim Bashës për të shpallur zgjedhjet në FRPD, duke e quajtur atë shkelje të rëndë të statutit dhe hakmarrje të sëmurë.

E revoltuar lidhur me këtë vendim të kryedemokratit Harxhi shprehet se kjo nuk është hera e parë që ai shkel statutin, pasi më parë gjatë hartimit të listave klienteliste për deputet, nuk përfshiu sipas statutit 5% nga Forumi Rinor në listat fituese.

Ish-kandidatja për kryetare PD, shkruan se përmes këtij veprimi do të largohet të rinjtë dhe të rejat që shpresën e këtij vendi e gjejnë te e djathta.

Postimi i plotë e Edith Harxhit:

Lulzim Basha vazhdon çdo ditë e më tepër të dhunojë statutin e Partisë Demokratike. Shpallja mbrëmë e zgjedhjeve për Forumin Rinor të PD-së është shkelje e rëndë dhe mbi të gjitha hakmarrje e sëmurë. Ai ka shkelur statutin edhe më parë gjatë hartimit të listave klienteliste për deputet, kur nuk përfshiu sipas statutit 5% nga Forumi Rinor në listat fituese. Do ti largojë edhe këta të rinj e të reja që shpresën për të jetuar në këtë vend e shohin tek e djathta shqiptare. Ai qëllimshëm vazhdon çdo ditë rrënimin e Partisë. Ka të njëjtin instruktor dhe padron si Rama, Vucic dhe Zaev.

Partia Demokratike është aset kombëtar dhe si e tillë,  parim kryesor për të duhet te jetë çështja kombëtare.

Si mund të ndodhë që ka një javë që Ballkani zien për aventurën e fundit të Edi Ramës në Beograd dhe të ashtuquajturën Open Balkans dhe ajo cfar ka mbetur nga PD-ja në selinë qëndrore nuk del me një qëndrim. Këta janë kaq të korruptuar sa që edhe çështja kombëtare nuk ka më vlerë, shesin e blejnë gjithëçka.

Si mundet të votohet për borxhin e ri, Eurobondin 770 milionë dhe si mund ti bëjnë votat bashkë këta njerez paskrupuj moral, kur e dinë që ky borxh shkon në dëm të qytetarëve shqiptarë. Edhe kjo është pjesë e çështjes kombëtare sepse cënon drejtpërdrejtë liritë dhe varfëron qytetarët e Shqipërisë.

Duhet ti ndalim sa më parë këta shkatërrues të vazhdueshëm të jetës sonë. Të ngrihemi të protestojmë si popull i kulturuar dhe ti vejmë fre kësaj tragji-komedie. Një Parti e pastër Konservatore me qëllimin e kthimit të shpresës së shqiptarëve dhe hapjes drejt rinisë është zgjidhja.


Lajmi kryesor:

Kadilli kundër Bashës dhe Berishës: FRPD s’është levë e partisë! Të rinjtë demokratë të refuzojnë sjelljen prej padroni dhe të mos kërkojnë shpëtim te padroni tjetër


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja