Kadilli kundër Bashës dhe Berishës: FRPD s’është levë e partisë! Të rinjtë demokratë të refuzojnë sjelljen prej padroni dhe të mos kërkojnë shpëtim te padroni tjetër

Kadilli kundër Bashës dhe Berishës: FRPD s’është levë e partisë! Të rinjtë demokratë të refuzojnë sjelljen prej padroni dhe të mos kërkojnë shpëtim te padroni tjetër

Fatbardh Kadilli ka reaguar lidhur me vendimin e Lulzim Bashës për të shpallur zgjedhjet në FRPD, vendim që u cilësua nul nga kreu i saj Belind Këlliçi. Kadilli tha se FRPD nuk mund të kthehet në një levë të partisë dhe se të rinjtë demokratë duhet ta refuzojnë sjelljen prej padroni të Bashës, por nuk duhet ta kërkojnë shpëtimin as te një tjetër padron duke iu referuar Berishës.

“Ndërhyrja në FRPD, një tjetër akt flagrant nga Kryetarokrati Basha. Forumi Rinor i Partisë Demokratike duhet të kthehet në organizatë demokratike europiane, dhe jo të mbetet organizatë e tipit sovjetik të “levës së partisë”. Forumi nuk duhet të jetë një strukturë burokratike me “udhëheqës” të rëndë. Forumi duhet të jetë një bashkim i lirë, pa burokraci, i të rinjve që kanë mision përhapjen e ideve të djathta dhe nxitjen e rinisë të marrë pjesë në politikë. Të rinjtë demokratë duhet ta refuzojnë sjelljen prej padroni të Bashës, por nuk duhet ta kërkojnë shpëtimin tek një tjetër padron. Ata duhet të tregojnë se janë njerëz të lirë, në mendësi dhe në veprime. Ata duhet të tregojnë se janë brezi që do e çojë vërtet PD-në drejt të ardhmes europiane”, shkruan Kadilli.

Ditën e djeshme Basha hapi garën për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Sipas Bashës mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën, për pasojë FRPD-ja duhet të shkojë në zgjedhje. Por kjo është cilësuar si akt stalinist e i turpshëm nga Sali Berisha, ndërsa vendim ‘nul’ nga Belind Këlliçi.

Këlliçi tha mbrëmë se në asnjë pikë të nenit të saj nuk thuhet se kryetari i PD-së ka kompetencë për shpalljen e zgjedhjeve në forumin e të rinjve. Madje Këlliçi la të nënkuptuar se kjo ishte një hakmarrje e Lulzim Bashës, pasi e kishte njoftuar më herët se do i bashkohej ‘Foltores’ së Sali Berishës. Këlliçi tha se kjo është një tentativë e tij për të uzurpuar FRPD-në, por kishin rënë dakord që zgjedhjet për pasuesin e tij, t'i bënin në një moment të dytë, kur situata brenda PD-së, të ishte më e qetë, referuar përplasjeve Basha-Berisha.

 Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD i ngritur nga Basha.

1. Oriela Nebiaj

2. Hergert Alimerko

3. Dario Sejdini

4. Enkelejda Rica

5. Juela Hamati

6. Anita Doçi 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Basha shpalli zgjedhjet për FRPD, Harxhi: Hakmarrje e sëmurë dhe shkelje e rëndë statutore! I largoi dhe të rinjtë që shpresën e gjejnë tek e djathta

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka reaguar lidhur me vendimin e Lulzim Bashës për të shpallur zgjedhjet në FRPD, duke e quajtur atë shkelje të rëndë të statutit dhe hakmarrje të sëmurë.

E revoltuar lidhur me këtë vendim të kryedemokratit Harxhi shprehet se kjo nuk është hera e parë që ai shkel statutin, pasi më parë gjatë hartimit të listave klienteliste për deputet, nuk përfshiu sipas statutit 5% nga Forumi Rinor në listat fituese.

Ish-kandidatja për kryetare PD, shkruan se përmes këtij veprimi do të largohet të rinjtë dhe të rejat që shpresën e këtij vendi e gjejnë te e djathta.

Postimi i plotë e Edith Harxhit:

Lulzim Basha vazhdon çdo ditë e më tepër të dhunojë statutin e Partisë Demokratike. Shpallja mbrëmë e zgjedhjeve për Forumin Rinor të PD-së është shkelje e rëndë dhe mbi të gjitha hakmarrje e sëmurë. Ai ka shkelur statutin edhe më parë gjatë hartimit të listave klienteliste për deputet, kur nuk përfshiu sipas statutit 5% nga Forumi Rinor në listat fituese. Do ti largojë edhe këta të rinj e të reja që shpresën për të jetuar në këtë vend e shohin tek e djathta shqiptare. Ai qëllimshëm vazhdon çdo ditë rrënimin e Partisë. Ka të njëjtin instruktor dhe padron si Rama, Vucic dhe Zaev.

Partia Demokratike është aset kombëtar dhe si e tillë,  parim kryesor për të duhet te jetë çështja kombëtare.

Si mund të ndodhë që ka një javë që Ballkani zien për aventurën e fundit të Edi Ramës në Beograd dhe të ashtuquajturën Open Balkans dhe ajo cfar ka mbetur nga PD-ja në selinë qëndrore nuk del me një qëndrim. Këta janë kaq të korruptuar sa që edhe çështja kombëtare nuk ka më vlerë, shesin e blejnë gjithëçka.

Si mundet të votohet për borxhin e ri, Eurobondin 770 milionë dhe si mund ti bëjnë votat bashkë këta njerez paskrupuj moral, kur e dinë që ky borxh shkon në dëm të qytetarëve shqiptarë. Edhe kjo është pjesë e çështjes kombëtare sepse cënon drejtpërdrejtë liritë dhe varfëron qytetarët e Shqipërisë.

Duhet ti ndalim sa më parë këta shkatërrues të vazhdueshëm të jetës sonë. Të ngrihemi të protestojmë si popull i kulturuar dhe ti vejmë fre kësaj tragji-komedie. Një Parti e pastër Konservatore me qëllimin e kthimit të shpresës së shqiptarëve dhe hapjes drejt rinisë është zgjidhja.

Ora 12:01
Lisandër Hoxha: U hakmore ndaj FRPD, se të tmerron Foltorja për Rininë! Të rinjtë demokratë, të parët që folën për krizën politike në PD

Ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka akuzuar Lulzim Bashën se po tradhton rininë demokrate duke abuzuar me shpalljen e zgjedhjeve në këtë organ të partisë, që sipas Hoxhës ka strukturat e veta të pavarura.

Hoxha shprehet se Basha po hakmerret politikisht ndaj rinisë demokrate të FRPD pse deklaroi se një pjesë do i bashkohet Foltores së Rinisë që do të mbledh ditën e nesërme Sali Berisha.

“Forumit Rinor te PD, i cili te dha gjithçka deshe, nuk i the asnjehere faleminderit, Kryetar!Qe prej 2015 dhe deri me sot, me qindra te rinj te FRPD jane burgosur ne aksionet politike te PD. Te gjithe u ndjeme te tradhtuar ne 2017 dhe perseri ne 2021 kur u talle me rinine. Une te paralajmerova, Lulzim Basha, publikisht per katastrofen dhe te tregova se dinjiteti dhe morali njerezor eshte akoma nje vlere mes te rinjve demokrat.

Mbreme ke urdheruar, pa asnje baze, te hapesh garen per FRPD. Nje urdher lufte nga nje Gjeneral pa ushtri, nje Kryetar pa Parti. Askush nuk te bindet me jashte katit te dyte te selise se Partise Demokratike, z. Basha. Hakmarrja juaj prej neandertali politik te shkolluar ne Europe nuk te nderon aspak. Perbuzja ndaj te rinjve me aktiv, qe bene burg per ju, nuk eshte tipar lidershipi, por eshte tipar skutherie. Te rinjte jane te paret qe folen per krizen politike ne PD dhe kerkuan hapjen e debatit politik brenda shtepise tone. Une erdha ne deren e Partise Demokratike dhe te kerkova kete gje publikisht sapo i humbe zgjedhjet e pahumbshme te 25 Prillit. Heshtja prej fajtori dhe strukja ne divanin e zi te zyres nuk i zgjidhi problemet. Sot ke kunder te gjithe strukturen e FRPD.

Foltorja me rinine eshte ajo e cila te tmerron me shume se gjitheçka tjeter sepse e di mire efektin e saj. Perbuzja qe ke treguar ndaj nesh eshte kthyer ne nje sfide, e cila do te mbyllet me largimin tend, z. Basha, nga drejtimi i Partise Demokratike. 11 Dhjetori eshte dita e gjykimit per te gjithe stabilokratet qe mendojne se do e mbajne peng Partine Demokratike. Zoti i bekofte te rinjte demokrat!”, shkruan Hoxha.

Ditën e djeshme Basha hapi garën për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Sipas Bashës mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën, për pasojë FRPD-ja duhet të shkojë në zgjedhje. Por kjo është cilësuar si akt stalinist e i turpshëm nga Sali Berisha, ndërsa vendim ‘nul’ nga Belind Këlliçi.

I.K/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katarakti: 06/11/2021 11:46

    C'do gje eshte fallco ne PD! Jo forumet jo statuti,jo Saliu ,Basha ,Kulluri ,Kadilli,Ristani,Bylykbashi,ish "presidenti" Nishani qe u zgjodhe nga Saliu pasi perdhunoi te semurin nga Sindroma e Stokholmit Artanin,Hoxhen te gjitha jane veprime te ulta nga njerez shume te ulet! Servile,hajdute kriminele qe po mundohen te qendrojne ne kembe ne PD! Te gjithe genjeshtare dhe bipolare besojne edhe vete ne ato idiotizma qe thone duke perseritur kriminelin Sali! T'i besosh Saliut sot por edhe Lulit vete PD sot eshte mjerim foshnjor! PD eshte nje parti hajdutesh dhe kriminelesh spiune! lereni PD te shkoje bashke me Saliun dhe Lulen! Le te ike dhe mos ja pafshim emrin me!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja