TIRANE - Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kryeministrit Rama, që sipas tij e ka kthyer Shqipërinë në narko-republikë.
Në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit të PD-së, Basha tha se kthimi i Shqipërisë në një hambar droge është projekti politik i kryeministrit Rama, për të kapur zgjedhjet e ardhshme. Sipas Bashës, çdo javë kapen në Shqipëri mesatarisht 5 tonë drogë.
"Si ka mundësi që Edi Rama në vend që të ishte më i shqetësuari për situatën e drogës, çdo ditë pqrpiqet të mohojë apo të zbehë shqetësimin më të madh që kanë sot qytetarët shqiptarë. Njeriu që shndërrimin e Shqipërinë në hambar droge e ka projektin e tij politik për të kapur zgjedhjet e ardhshme. Këtë shqetësim ne e kemi kthyer ne qendër të betejës tonë politike. Grupi ynë parlamentar ka marrë angazhimet e veta. Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa zgjidhur problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Droga nuk ra nga qielli por erdhi si projekt për kapjen e zgjedhjeve."- deklaroi Basha.
Kryedemokrati tha se aleanca e PD-së vijon të shtohet edhe me faktorë brenda Partisë Socialiste. I pyetur për emra konkretë Basha tha: "Nuk jemi këtu për të folur me emra të përveçëm."
"PD së bashku me një aleancë vlerash që sa vjen e shtohet, madje dhe me faktorë brenda vetë PS-së do të japim zgjidhje duke larguar problemin, duke u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme."- u shpreh Basha.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com