Kreu i PD, Lulzim Basha u bën qytetarëve thirrje të votojnë atë më 25 prill për të sjellë ndryshimin.
Basha thotë se Shqipëria në 8 vitet e fundit s’ka hedhur asnjë hap para drejt integrimit në BE, dhe sipas tij problemi është Rama.
"Shqipëria mezi pret ndryshimin. Njeriu që dështoi në 8 vite qeverisjeje nuk mund të sjellë ndryshim. Vetem ne do ta sjellim atë! Voto NR 9! Voto Partinë Demokratike, Aleanca për Ndryshim", thotë Basha.
Komento