Basha: Shqiptarët ndihen të
tradhëtuar, PD alternativa e duhu

Basha: Shqiptarët ndihen të<br />tradhëtuar, PD alternativa e duhu
PEQIN - Kryetari i Partisë Demokratike  Lulzim Basha thotë se çdo shqiptar ndihet sot i zhgënjyer dhe i tradhtuar, që sipas tij po drejtohen nga të paaftë, të papërkushtuar, e deri tek personat me rekorde kriminale. Nga Peqini ku ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të këtij qyteti, Basha tha se PD do t’i jap qytetarëve alternativën e duhur, alternativën që ata meritojnë.

"E keqja më e madhe është kur të drejton kërkushi, i padituri, i paafti, i pavirtytshmi, i papërkushtuari i pasinqerti. Ndaj ne, Partia Demokratike kemi një mision qytetar politik e kombëtar: T’i dalim përballë dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri, me njerëzit me të zotë që ka nxjerrë familja, komunitetit shkolla apo pervoja e gjere e jetës, projektit ogurzi në të kundërshtarit tonë të provomimit të individëve me rekorde kriminale në politikë, në administratë, në drejtim duke poshtëruar qytetarët duke rrezikuar projektin demokratik të ardhmen demokratike të vendit”, tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, Partia Demokratike do të jetë një parti fitimtare.
 
“Në bursën e besimit popullor, Partia Demokratik e në këtë proces zgjedhjes, kuotohet sot si parti fitimtare. Tregon besimin e rinisë e cila beson tek ne, beson se me ne do të këtë një të ardhme më të mirë që po vjen tek ne, sepse beson se me ne do ta thotë fjalën e saj, po vjen tek ne sepse beson se i ka rrugët e hapura për të dhënë kontribute dhe për të marrë përgjegjësi”, ka thënë Basha. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit