Ai u shpreh se PD nuk hyn në zgjedhje që organizohen nga qeveria Rama -Meta.
"Skenari i vetëm është largimi i kësaj qeverie. Nëse zëri i qytetarëve dëgjohet, i pari është Edi Rama, i dyti Ilir Meta dhe kushdo tjetër që japin dorëheqjen dhe i hapin rrugë qeverisë teknike. Nuk jam unë që përcaktoj kush do të dëgjojë i pari zërin e qytetarëve.
Zgjedhje fasadë nuk do të ketë, pasi është shkatërrimtare për Shqipërinë, që opozita e vendit të kthehet në një alibi për zgjedhje fasadë të kapura nga krimi dhe të blera me paratë e krimit.
Unë u them në emër të qytetarëve reflektoni dhe hapini rrugë qeverisë teknike rrugë tjetër nuk ka. Nuk ka asnjë alternativë tjetër" tha ai.
Pavarësisht kërkesave të ndërkombëtarëve për të shkuar në Kuvend dhe për të votuar Vettingun, Basha deklaroi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë nëse qeveria nuk largohet, pasi sipas tij, drejtësi do të ketë vetëm pas zgjedhjeve të lira.
Në fund të intervistës Basha u pyet nëse zgjedhjet do të jenë me standardet që ai pretendon, a do të japë dorëheqjen nëse humbet?
"Lufta nuk është për Bashën dhe PD, por për të ardhmen e cdo shqiptari ndaj beteja është garantimi i zgjedhjeve të lira për një Republikë të re, që do të ketë vetëm një sovran që do të jetë qytetari, vullnetit të të cilit unë do ti bindem.
Do ti bindem pa hezitim vullnetit të qytetarëve, por kam bindjen se ky është fillimi i një ndryshimi të madh, pasi unë kam një platformë për të nxjerrë vendin nga kriza" përfundoi ai.
Protesta e PD ndodhet në ditën e 12, ndërsa opozita ka bojkotuar parlamentin dhe ngritjen e komisioneve të Vettignut duke bllokuar Reformën në Drejtësi.
Intervista e plotë e Lulzim Bashës për Report Tv
Dita e 12 e protestës, si ndiheni?
Protesta është rritur nga dita në ditë dhe besimi në fitore është rritur, sepse dita e Republikës së Re po afron, largimin e qeverisë së krimit për zgjedhje të lira.
Keni akuzuar Ramën nihilist për atë që ka bër PD para 2013?
"Jemi të lumtur me sukseset e jashtëzakonshme të kësaj qeverie", prandaj jemi mbledhur në këtë çadër. Nuk jemi nihilist, por shume te lumtur si Rama.
Kauzat e qytetarëve përmblidhen në një të vetme, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne u përpoqëm ta zgjidhim institucionalisht dhe ligjin e dekriminalizimit, por ai nuk e zbaton, pasi pushtetin e tij e ka të lidhur me krimin.
18 shkurti ishte grushti i fortë që mori kjo qeveri dhe që vazhdon cdo natë deri në ngritjen e Republikës së Re për cdo shqiptarë.
Do të ketë drejtësi të re dhe jo fasadë dhe kjo do të arrihet nga zgjedhjet e lira.
A një alternativë tjetër përveç qeverisë teknike?
Cdo alternative tjetër është shteruar në këto 18 muaj, pasi i dhamë kohë të reflektonte, pasi i dorëzuam platformën.
Në zgjedhjet e 2015, OSBE konstatoi se u shkatërruar besimi i shqiptarëve te zgjedhjet, cfarë bëri Rama? E mbushi Shqipërinë me drogë dhe nxori kriminelët nga burgu duke kërcënuar gjyqtarët sikur tha Manjani.
Ndaj vendimi është i pakthyeshëm, nuk vetëm i Bashës dhe PD, por i marrë nga një protestë madhështore, konsensusi rritet nga ora në orë.
Se për kë votojnë e vendosin shqiptarët, por duhet të jenë pa krim dhe pa drogë dhe do të ndodhë me largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike.
Nuk ka alternativë tjetër?
Alternativa tjetër është që Rama dhe Tahiri të bëjnë me shqiptarët atë që bënë në Dibër, prandaj nuk do të ndalemi.
Nuk keni akuzuar Metën, por vetëm Ramën?
Skenari i vetëm është largimi i kësaj qeverie. Nëse zëri i qytetarëve dëgjohet, i pari është Edi Rama, i dyti Ilir Meta dhe kushdo tjetër që japin dorëheqjen dhe i hapin rrugë qeverisë teknike. Nuk jam unë që përcaktoj kush do të dëgjojë i pari zërin e qytetarëve.
Zgjedhje fasadë nuk do të ketë, pasi është shkatërrimtare për Shqipërinë, që opozita e vendit të kthehet në një alibi për zgjedhje fasadë të kapura nga krimi dhe të blera me paratë e krimit.
Unë u them në emër të qytetarëve reflektoni dhe hapini rrugë qeverisë teknike rrugë tjetër nuk ka. Nuk ka asnjë alternativë tjetër.
Pra nuk po prisni sinjal nga LSI?
I vetmi sinjal është sinjali i këtyre qytetarëve të bashkuar. Pushteti i vjetër që struket pas këtyre fasadave duhet ti bëjë llogaritë me këtë lëvizje popullore
Ndërkombëtarë kanë kërkuar që të ktheheni në parlament....
Në të gjitha komunikimet publike dhe jo publike ka përkrahje totale për protestën paqësore dhe për dekriminalizmin, luftën kundër drogës dhe zgjedhjet e lira.
Na ana ime ua kam bërë të qartë, se për hapat e tjerë si reforma, ne kemi bindjen se nuk mund të ketë zbatim të plotë pa zgjedhje te lira.
Ne do të kthehemi në parlament kur pushteti i Republikës së vjetër ti hapë rrugë qeverisë së re dhe deri në atë moment parlamenti i vërtetë do të jetë këtu në këtë shesh.
Prandaj i bëj thirrje cdo deputeti, jo vetëm të PD, që nuk ndihet peng i interesave private të Republikës së Vjetër është i mirëpritur. Mos të kenë frikë, pasi këtu nuk ka vetëm demokratë, por edhe socialistë.
Por ndërkombëtarët kërkojnë që ju të jeni në parlament
Parlamenti i krimit ka zhdukur cdo hapësirë. Shkelje e kushtetutës e ligjit e kanë asgjësuar parlamentin, prandaj parlamenti jonë do të jetë këtu.
Nëse nuk e siguroni qeverinë teknike, si do të shkojë PD në zgjedhje?
Zgjedhje fasadë nuk do të ketë, kjo është pjesë e vendimit. Republika e Re do të nisë vetëm përmes zgjedhjeve të lira, ku pushteti nuk do të guxojnë të prekin vullnetin e popullit.
Nuk do të shkoni?
Nuk do të ketë zgjedhje të tjera përveçse të lira dhe të ndershme.
Mos bindje civile, keni ashpërsuar gjuhën për luftë?
Kjo protestë madhështore si një bashkim i madh ka qenë paqësore. Këtu keni dëgjuar këngë dhe asnjë akt dhune, pasi kanë ardhur nga qeveria, madje kundër vajzave në Fier dhe të njërit nga kryetarët e aleancës.
Reagimi im ka qenë si i cdo qytetari normal, jo thirrje për luftë se ajo bëhet ndryshe, por ka qenë reagim për të mos u pajtuar me të keqen.
Qytetarët po reagojnë dhe nuk do të pajtohen me të keqen. Protesta vazhdon në rritje dhe e vendosur.
Duket sikur protesta është për t'iu shmangur Vettingut, si e shihni reagimin e Shoqërisë Civile?
Nëse shumica e do Vettingun ti japë rrugë qeverisë teknike, zgjedhjet e lira dhe Vettingu shkojnë bashkë. Qeveria nën akuzë nga populli dhe qytetarët, papritur u zgjua dhe kërkon Vettingu? Nuk ka qytetar që e beson. Ne nuk do të lejojmë kurrë qeveri të kapur.
Kemi votuar Vettingun në kushtetutë dhe do të zbatohet për ta bërë të vërtetë dhe jo fasadë dhe kjo do të ndodhë kur cështja e drejtësisë dhe zgjedhjet të trajtohen bashkë.
Nuk ka garanci për drejtësi me zgjedhje të kapura. Nëse duan Vettingun ti hapin rrugë qeverisë teknike.
Sa për cështjen e shoqërisë civile është broçkull, janë shushunja që jetojnë me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe europiane, fasadë e krimit të lidhur me pushtetin. Turp!
Sot është raportuar se në tendat e tyre janë agjentët e sigurimit të shtetit, propozojnë drejtësinë e ardhshme shqiptare, prandaj të mbledhin tendat dhe të largohen.
Kur do ti ftoni sërish shqiptarët?
Bashkë me shtabin do të vendosim dhe do t'iu njoftojmë. Media e lirë dhe gazetarët kanë qenë dhe janë mbështetës të qeverisë së re përkundër presioneve mediave të kapura të cilat do të bien me Republikën e Vjetër, por punonjësit do të çlirohen.
Keni pasur hapësirë në këto 12 ditë..
Falenderoj gazetarët dhe mediat.
Nëse zgjedhjet do të jenë të lira sikur kërkoni ju, a e keni menduar se nëse i humbini do të dorëhiqeni?
Lufta nuk është për Bashën dhe PD, por për të ardhmen e cdo shqiptari ndaj beteja është garantimi i zgjedhjeve të lira për një Republikë e re, që do të ketë vetëm një sovran që do të jetë populli, vullnetit të të cilit unë do ti bindem.
Edhe nëse nuk fitoni?
Do ti bindem pa hezitim vullnetit të qytetarëve, por kam bindjen se ky është fillimi i një ndryshimi të madh. Por unë kam një platformë për të nxjerrë vendin nga kriza.