Basha: Statusin duhej ta merrnim
2 vite më parë por PS e bllokoi

Basha: Statusin duhej ta merrnim<br />2 vite më parë por PS e bllokoi
KAVAJE - “Shqipëria duhet ta merrte statusin kandidat dy vite më parë.” Këtë ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike nga qyteti i Kavajës, ku ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD të këtij qyteti, duke shtuar se ishte opozita e asaj kohe që e frenoi këtë. Sipas Bashës, meritë për marrjen e statusit ka qeveria e Sali Berishës, ndërsa  tashmë mbetet sfidë hapja e negociatave për anëtarësimin në BE
 
Duke folur më tëj Lulzim Basha ka shprehur kënaqësinë që një ditë pas marrjes së statusit të vendit kandidat ndodhet në Kavajë, qytet në të cilin sipas tij nisi dhe mori jetë rrugëtimi europian i Shqipërisë. Kryetari i PD ka shprehur nga Kavaja mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për të arritur në këtë ditë që sipas tij e sjell Shqipërinë dhe më afër Europës.
 
“Për mua është një kënaqësi e veçantë që një dite pas marrjes së statusit të vendit kandidat të ndodhem këtu në Kavajë nga ku nisi dhe mori jetë rrugëtimi europian i Shqipërisë. Është një ditë për të përkujtuar dhe për t’u përulur me mirënjohje dhe respekt të madh për të gjithë ata qytetarë të këtij qyteti heroik dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë që u ngriten kundër regjimit diktatorial. Mirënjohje dhe respekt për kontributin e administratës, të lidershipit politik të PD të qeverisë së Sali Berishës që bëri të mundur nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit  në qershorin e vitit 2006, plotësimin e pyetësorit dhe dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në BE në prillin e vitit 2009, liberalizimin dhe heqjen e vizave në dhjetor të vitin 2010. Natyrisht që do të donim që këtë status ta merrnim më shpejt, ta merrnim dy vjet më parë dhe kur na u rekomandua për herë të parë por fatkeqësisht opozita e djeshme kishte një tjetër axhendë”, theksoi Basha.  
 
Sa i përket hapjes së negociatave, kreu opozitar  shprehu angazhimin e PD për të kontribuar në arritjen e standardeve të kërkuara nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE por duke shtuar se nuk do të lejojë cënimin e tyre.  
 
“Europa i kujtoi njëzëri mazhorancës se dialogu me opozitën është faktor vendimtar edhe pse kjo e fundit me arrogancë kërkon të përqëndrojë gjithë pushtetin në duart e saj. Ne do të bëjmë gjithçka për Shqipërinë europiane por ne nuk do të lejojmë as nuk do të pranojmë kurrë  shkelmimin e standardeve dhe normave europiane. Ne po ndërtojmë dhe do të ndërtojmë standardin europian duke nisur nga shtëpia jonë, duke zgjedhur me votë drejtuesit tanë e duke u ngritur e duke u bashkuar njezëri në vullnetin tonë të përbashkët për betejat, sfidat dhe fitoret që na presin përpara”, tha Basha.  

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji