Fjala e plotë e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha
“Shqiptarët morën pjesë në këtë proces politik kaq të rëndësishëm për demokracinë. Falënderoj anëtarë dhe simpatizantët e APPD që ndihmuan në nxjerrjen masive të votuesve tanë për të votuar. Është një proces ku ndihma e tyre dhe e komisionerëve ka bërë të mundur parandalimin e shumë parregullsive zgjedhore. Megjithatë gjatë ditës parregullsitë dhe dhunimi i standardeve kanë vazhduar, sikundër kanë nisur në në fillim me hartën e deformuar elektorale që dyshja Rama-Meta u servirën shqiptarëve dhe që përfundoi me një seri incidentesh të shkallëve dhe natyrave të ndryshme gjatë votimeve. Pavarësisht prej këtyre PD dhe unë personalisht marrim raporte të shumta të lajmeve të shkëlqyera për rezultatet tona nga jugu në veri, nga juglindja në perëndim, në verilindje e në juglindje të vendit. Dhe sigurisht në Tiranë. Tani rëndësi të madhe ka procesi i numërimit të votave. Unë dua t’i bëj thirrje kësaj qeverie që të mos përsëris dhunimet incidentet e parregullsitë vërejtura gjatë ditës në procesin kyç të numërimit të votave si dhe të finalizimit të transportimit të kutive. I bëj thirrje numëruesve të APPD të qëndrojnë në lartësinë e detyrës inkurajoj të bëjnë detyrën. Në krah të tyre është e gjithë fuqia e opozitës por edhe e institucioneve ndërkombëtare, OSBE/ODIHR, SHBA, BE. Kujtoj numëruesit për rëndësinë e madhe që ka zbatimi i ligjit për të lexuar me transparencë verdiktin e sovranit tashmë në kutitë e votimit”, u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha.