Basha: Ta dinë të gjithë që 
Uashingtoni mbështet protestën tonë

Basha: Ta dinë të gjithë që <br />Uashingtoni mbështet protestën tonë
Pavarësisht se Ambasada Amerikane e ka mohuar se qeveria e Trump mbështet qëndresën e PD, kryedemokrati Basha vijon t'i qëndrojë faktit se SHBA e mbështet.  
 
Në ditën e 38 të protestës Basha u shpreh se kauza e protestës për largimin e krimit nga politika për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka marrë mbështetje maksimale nga SHBA, ku sipas tij e ka përkthyer atë në aksione konkrete.
 
"Për këtë betejë për këtë kauzë të zgjedhjeve të lira e të ndershme, largimit të krimit nga politika dhe luftën pa kompromis kundër drogës, po kanë marrë mbështetje totale  në Washginton dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka synim Shqipërinë,  standardin europian. Nuk ka tërheqje sepse do të thotë rënie të zgjedhjeve të lira e të ndershme, tërheqje do të thotë Shqipëri të republikës së drogës. Do të ketë luftë të vendosur deri në fitore, u shpreh Basha. 

Ai u shpreh i vendosur se do të vijojë me kërkesën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, deri në fitore.

"Nuk do të ketë tërheqje, se tërheqje do të thotë rënie të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Do të ketë qëndresë të vendosur deri në republike të re, deri në zgjedhje të lira e të ndershme, deri në fitore”, tha Basha.

Një ditë më parë Ambasada Amerikane në një prononcim për Report Tv shprehet se SHBA mbështet kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve por sipas tyre kjo gjë nuk duhet të përdoret si shfajësim për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik