"Hapi i parë është largimi i Edi Ramës, krijimi i një qeveria antimafia dhe shkëputja e lidhjes së krimit me politikën", shtoi kreu i PD. Basha iu referua edhe shkrirjes së Drejtorisë së Policisë së Elbasanit me urdhër të Haki Çakos. Kreu demokrat tha se kjo masë është e pavend, pasi sipas tij i pari që duhej larguar është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“Ka kaluar një muaj që unë kam denoncuar me revoltë të madhe ngjarjen e tmerrshme të Elbasanit, që tregoi me zë dhe figurë sesi ky shtet është vënë përfundi nga mafia. Veprimet e ndërmarra sot, nuk janë thjeshtë të vonuara, por të pavend, Çako në mos të ishte dorëhequr, duhet të ishte shkarkuar, ai dhe kupa duhet të ishin vënë përpara drejtësisë”, u shpreh Basha.
Kreu i PD iu referua edhe drogës së sekuestruar në Vlorë, për të cilën tha se është në pronësi të kupolës së shtetit. Basha shtoi gjithashtu se operacionet e mëdha antidrogë si në Vlorë ashtu edhe në Xibrakë të Elbasanit, janë realizuar nga agjencitë partnere. "Përgëzim për prokurorinë e Krimeve të Rënda e SHISH, si dhe partnerët e huaj, që bënë të mundur kapjen e një sasie rekord droge në Vlorë, në pronësi të klanit Rama-Tahiri-Habilaj. Pas arrestimit të Moisi Habilajt, prokuroria dhe institucionet e tjera duhet të vendosin pas hekurave anëtarët e këtij klani. Vendosja para përgjegjësisë e kokave të këtij klani që është Saimir Tahiri", tha Basha.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO











