Basha takim me bizneset në njësinë 2 në Tiranë: Biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave, dy prioritetet tona të para

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në Tiranë. Basha ka kërkuar votë masive për numrin 9 atë të Partisë Demokratike, për t’i dhënë jetë ndryshimit.  

Lideri i opozitës bisedoi dhe me biznese ku u zotua se biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme.

"Të gjithë ju që shisni shërbimin me djersën e ballit tuaj, por edhe i gjithë biznesi i vogël, të vetëpunësuar, apo çdo lloj biznesi i vogël, jeni shtyllë e programit tonë ekonomik për një arsye të vetme. Jeni shtylla kurrizore e ekonomisë. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur, votojeni atë plan, votoni ndryshimin më 25, votoni numrin 9 do fitoni ju dhe familjet tuaja.  Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën", tha Basha.

Biseda me qytetarët dhe bizneset

Qytetari: Kemi një kërkesë, ndarjen e biznesit me shërbimet. Zanatçinjtë shesin dhe blejnë. Ne shesim dhe blejmë djersën.  
Lulzim Basha: Të gjithë ju që shisni shërbimin me djersën e ballit tuaj, por edhe i gjithë biznesi i vogël, të vetëpunësuar, apo çdo lloj biznesi i vogël, jeni shtyllë e programit tonë ekonomik për një arsye të vetme. Jeni shtylla kurrizore e ekonomisë. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur, votojeni atë plan, votoni ndryshimin më 25, votoni numrin 9 do fitoni ju dhe familjet tuaja. 
Qytetari: Rrofsh, i nderuar! 
Lulzim Basha: Faleminderit! 
Qytetari: Je i nderuar!
Lulzim Basha: Faleminderit! 
Qytetari: Vetëm diçka, mbroni pronën e tiranasve. Jam tiranas dem baba dem. Ke ardhur tek cirku, aty është bërë një pisllëk i madh për shkak të Edi Ramës, ju lutem shumë ta hapni atë, se aty është një pjellë e krimit. 
Lulzim Basha: Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Basha takim me qytetarët, emigranti i kthyer për zgjedhje: Nga Gjermania apostafat me bë ndryshimin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi te zona e Pazarit të Ri në Tiranë u takua edhe me një emigrantë  të kthyer nga Gjermania, i cili shprehet se u kthye për të votuar dhe sjellë ndryshimin në vend.  Për këtë, kreu i opozitës u zotua se qeveria e ardhshme do të bëjë realitet votën e emigrantëve.

Biseda e Lulzim Bashës me emigrantët

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!
Emigranti: Nga Gjermania apostafat me bë ndryshimin.
Lulzim Basha: Të lumtë goja! Kur ke ardhur?
Emigranti: Ka 3 ditë.
Lulzim Basha: Shumë mirë! Sa më shumë të kthehen, se kësaj radhe e bën me hile e pamundësuan votën e emigrantëve. Dhe unë sot po të them ty dhe çdo emigranti shqiptarë, qeveria jonë do bëjë realitet. Me votimin elektronik, çdo shqiptarë do mund të votojë, përfshirë të gjithë shqiptarët e diasporës. Të gjithë bashkë më 25, numrin 9.
Emigranti:  Lulzim Basha me fitore! 
Lulzim Basha: Faleminderit të lumtë goja!
Emigranti: Kryeministrin europian për të cilin ka nevojë Shqipëria!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Në shërbim të çdo shqiptari.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së