
Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi te zona e Pazarit të Ri në Tiranë u takua edhe me një emigrantë të kthyer nga Gjermania, i cili shprehet se u kthye për të votuar dhe sjellë ndryshimin në vend. Për këtë, kreu i opozitës u zotua se qeveria e ardhshme do të bëjë realitet votën e emigrantëve.
Biseda e Lulzim Bashës me emigrantët
Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!
Emigranti: Nga Gjermania apostafat me bë ndryshimin.
Lulzim Basha: Të lumtë goja! Kur ke ardhur?
Emigranti: Ka 3 ditë.
Lulzim Basha: Shumë mirë! Sa më shumë të kthehen, se kësaj radhe e bën me hile e pamundësuan votën e emigrantëve. Dhe unë sot po të them ty dhe çdo emigranti shqiptarë, qeveria jonë do bëjë realitet. Me votimin elektronik, çdo shqiptarë do mund të votojë, përfshirë të gjithë shqiptarët e diasporës. Të gjithë bashkë më 25, numrin 9.
Emigranti: Lulzim Basha me fitore!
Lulzim Basha: Faleminderit të lumtë goja!
Emigranti: Kryeministrin europian për të cilin ka nevojë Shqipëria!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Në shërbim të çdo shqiptari.
Lajmi kryesor:
Basha takim me bizneset në njësinë 2 në Tiranë: Biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave, dy prioritetet tona të para









