Nga Golemi ku u takua me qytetarë dhe biznesmenë, kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar se qeveria e ardhshme e PD nuk do të njohë asnjë vendim për leje zhvillimore në bregdet në 12 muajt para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe se të gjitha vendimet e marra kur të vijë PD në pushtet do t’i nënshtrohet një procesi transparence.

Basha i bëri thirrje çdo biznesmeni të mos gënjejnë njerëzit kot, të mos ushqejnë ëndrrat që ushqehen sa herë vjen tranzicioni me moton “t’kapim çfarë t’kapim”.

Kryedemokrati tha se turizmi përbën 26 % të ekonomisë shqiptare dhe sor këto familje vujanë për bukën e gojës.

"Është një situatë dramatike dhe ç’është më e keqja, pa asnjë farë perspektive dhe sigurie për nesër. Këtu nga Golemi qeveria edhe misionarë të qeverisë kanë organizuar dhjetëra tavolina, gjoja mbështetje ndaj industrisë së turizmit, por fakti është që industria e turizmit, ashtu si pjesa tjetër e ekonomisë, është në braktisje totale. Përfitoj nga rasti këtu në Golem t’u bëj të ditur qytetarëve shqiptarë se asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kurdo që të jenë ato, nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një procesi transparent për të parë ligjshmërinë e vendimeve të marra. Ndaj i bëj thirrje çdo biznesmeni apo më keq sekseri dhe pseudo biznesmenëve, të mos gënjejnë njerëzit kot, të mos ushqejnë ëndrrat që ushqehen sa herë vjen tranzicioni, sa herë që vjen rotacioni i pushtetit të një qeverie në ikje “t’kapim çfarë t’kapim”, sepse çdo vendim i marrë 12 muaj para zgjedhjeve parlamentare, qoftë vendim qeverie qoftë, vendim i Këshillit të Rregullimit të Territorit, si ato që kaluan në 2 javëshin e parë të qershorit, qoftë vendimet e parlamentit apo të pseudoparlamentit, do t’i nënshtrohen një rishikimi  të plotë transparent, për të parë ligjshmërinë dhe për të parë përputhjen me interesin publik. Është emergjencë që paratë e shqiptarëve të shkojnë vetëm tek shqiptarët. Industria e turizmit sot përbën 26% të ekonomisë shqiptare. 26% do të thotë qindra-mijëra shqiptarë, që nuk do të kenë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre, nuk do të kenë dot pagat minimale për fëmijët e tyre, sepse, në vend që të mbështetet kjo industri me masa me lehtësime, vazhdojnë t’i rëndojnë e të mos u japin asnjë subvencion", tha Basha