Basha takim me biznesmenë në
Lezhë: Qeveria ka si ofertë 'burgun'

Basha takim me biznesmenë në<br />Lezhë: Qeveria ka si ofertë 'burgun'
LEZHË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takim me biznesmenë në qytetin e Lezhës e ka cilësuar situatën me të cilën përballet biznesi si tejet të rënduar duke thënë se në fund përfundohet me fjalën “burg”.

Për Bashën shqetësim i madh nuk është vetëm vizioni që qeveria aktuale ka për biznesin por klima me të cilën po përballet biznesi sot, që sipas tijë është një klimë lufte.
Basha gjatë bashkëbisedimit ka prezantuar edhe disa nga zgjedhjet që opozita do të paraqesë si alternativë për shqiptarët.

Duke folur për një reformë të thellë në ndihmë të biznesit, Basha është shprehur se do të rrisië nivelin e tavanit për xhiron e klasifikimit në biznes të vogël në 12 milionë lekë të reja.

"Gjobat kërcasin gjithandej, me pretekstin më të vogël vendoset gjoba dhe prapseprapë shteti po mbledh më pak, ka diçka që nuk shkon këtu apo jo?! Këtu ka diçka fondamentalisht të gabuar. Cila është fondamentali? Ju jeni punëdhënësit më tëmëdhenj qoftë biznes i vogël apo biznes i madh dhe në vend që të keni mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit ju po shikoni vetëm kërbaçin e shtetit dhe padyshim kjo po sjell tkurrje dhe rënie, klim mosbesimi, fike dhe pasigurie. Ça pret, të rriten investimet në këtë klimë?! Sigurisht që nuk ndodh. Të rritet punësimi në këtë klimë?! Sigurisht që nuk ndodh sepse nuk ka konsum, nuk ka eksport. Si ta ndalojmë?!", u shpreh Basha.

Gjithashtu, kreu i PD-së foli dhe për vendosjen e pullës që mbron biznesin e vogël nga abuzuesit e administatës shtetërore. Nga ana tjetër, bizneset e Lezhës i kanë prezantuar kreut të Demokratëve situatën e vështirë më të cilen ato po përballen kryesisht gjatë muajve të fundit. Basha u është përgjigjur pyetjeve të biznesmenëve duke deklaruar se do t’i japim vendit një paketë shpëtimi për ekonominë dhe koha nuk pret më.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë