SHKODËR- Pas rizgjedhjes në krye të Partisë demokratike, Lulzim Basha ka nisur takimet në terren, ndërsa kësaj radhe është ndalur në Shkodër. Ai ka takuar drejtuesit politikë të këtij qarku, ku teksa ka ndarë disa foto në Facebook, shkruan se do të nisin me riorganzimin e çdo dege me qëllim që të sjellin alternativën më të mirë për shqiptarët.

“Në Shkodër me drejtuesit e këtij Qarku, për riorganizimin dhe forcimin e çdo dege, të vetëdijshëm për vlerat dhe standardet që na bashkojnë për të ndërtuar alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët”, shkruan Basha.

Basha thotë se prioritet e Partisë demokratike do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe për këtë paralajmëron që në shtator do të kërkojnë një hetim të thelluar parlamentar për investitorët strategjikë, që sipas tij janë shpërblyer miqtë e kryeministrit Edi Rama.

Për këtë qëllim, lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet tona. Një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike. Ne do kërkojmë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë, atyre që përfitojnë dhe bashkëndajnë me qeveritarët e korruptuar pasuritë e këtij vendi, ndërsa shqiptarët mbeten ndër popujt më të varfër dhe më të keqpaguar. Askush nuk do të jetë mbi ligjin”, shkruan Basha.

Basha po ashtu zhvilloi një takim edhe me drejtuesit politikë në Durrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Basha me strukturat vendore në Elbasan: PD e vendosur të përballet me kundërshtarët politikë

1690914128_ec6b4822478f4dc6bfab5f56b22bcd29.jpg

Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat edhe në Elbasan ku ndau edhe një mesazh politik.

“Kuvendi Kombëtar i 2 Shatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ku demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore, me një kulturë të re politike, pranë qytetarëve, me vizion e program të qartë për problemet konkrete që prekin familjet shqiptare.

Strukturat drejtuese të Qarkut të Elbasanit janë të vendosura për të çuar përpara riorganizimin dhe modernizimin e degëve të Partisë Demokratike, për t’i prirë përballjes me kundërshtarin politikë, për t’iu kundërvënë korrupsionit të pushtetit me vlera dhe alternativën më të mirë.

Korrupsioni që ka kapur shtetin, siç dëshmon Afera e Incenearatorëve, i bën jetike për vendin propozimet tona për pastrimin e politikës përmes vetting-ut, që abuzuesit me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve të mos gjejnë më vend në politikë.”- shkruan Basha.

Ora 15:12
Basha takim me strukturat e qarkut të Korçës: Mirëqenia e Shqipërisë do duket kur të marrë fund pandëshkueshmëria në nivele të larta

1690895584_42fad997101947e1865fd085e2950427.jpg

Lulzim Basha bërë një takim edhe me strukturat e qarkut Korçë, përpos Shkodrës.

“Me strukturat drejtuese të Qarkut të Korçës koordinuam veprimtarinë për riorganizimin dhe vënien në eficencë të çdo dege të Partisë Demokratike, për të qenë gati për përballjen në nivel qendror dhe lokal me këtë qeverisje të korruptuar, për t'u bërë zëri i qytetarëve dhe mjeti në duart e tyre për ndryshimin e vërtetë.

Afera e Inceneratorëve dëshmon sesi metastazat e korrupionit janë përhapur në çdo ind të pushtetit.

Hetimet e SPAK po konfirmojnë drejtësinë e betejës disa vjeçare të Partisë Demokratike, ne mbetemi të angazhuar në luftën tonë kundër korrupsionit dhe mështesim çdo hap të drejtësisë.

Rruga e mirëqenies për Shqipërinë dhe shqiptarët do të hapet plotësisht kur të marrë fund përgjithmonë pandëshkueshmëria në nivelet më të larta dhe pastrimi i politikës nga cilido që ka shpërdoruar besimin e qytetarëve për të pasuruar veten dhe klientelën e tij.”- tha Basha.