Kandidati për postin e kreut të PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë. Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkruan se platforma e tij do jetë një model tjetër.
“Fokusi i platformës tonë për ndryshim është tek e ardhmja, për t’u kthyer shqiptarëve besimin te vota dhe politika dhe për ta kthyer Partinë Demokratike në alternativën qeverisëse që shqiptarët meritojnë.
Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, vitalizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike.
Sot ne kemi përgjegjësinë të japim një model tjetër në politikbërjen e vendit, që ka në fokus shpresat dhe ëndrrat e njerëzve, jo hallet e pak politikanëve.
Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:
Partia Demokratike mund të sjellë këtë ndryshim, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, duke i dhënë çdo shqiptari fuqinë për të ndërtuar të ardhmen që meriton!”- shkruan Basha.
Kujtojmë se Basha garon për postin e kreut të PD-së përballë Gjergj Hanit.
Lulzim Basha i ka hipur gomarit per se prspthi.Po si do fitosh ti qe je nxenes i Berishes.Ti nuk je i zoti te na sqarosh ne demokratet,por edhe popullit ne teresi,perderisa pretendon per kryeminister, per korrupsionin ne rrugen e kombit,per 21 janarin,per lobimin me parat ruse,e per shume te tjera.Ti ke perjashtrue Berishen nga Partia,por nuk flet per gjynahet e tij gjate kohes qe keni punue se bashku.DASH e ka shpallur nen grata,per shume gjera , per korrupsio familjar,per minim te demokracise etj.Pyesi :Ku ishe ti o z.Lulzim.Edhe sot nuk je i zoti t'i bejsh kritika konkrete Berishes.Ne mendojme se edhe ti je pergjegjes,kur e njeh dhe nuk ja numeron ne opinion.Pra je thjeshte nje servil i Amerikes,por Amerika nuk mashtrohet kollaj.
PërgjigjuLul e ke te humbur davane. E ngaterrove kot Gjergjin, i cili si debil pranoi, por edhe ti 2025 humb perfundimisht.
Përgjigju