Basha nga Shkodra: Kur Berisha do marrë përgjegjësinë e të iki si unë? I fryn përçarjes dhe nxit dhunën për interesa familjare! Vendimi i gjykatës ilegjitim, PD s’bën para me 'Non Gratat'

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD Shkodër. Ai u prit nga kreu i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli, dhe ish-kandidati për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se ai e dha dorëheqjen edhe mbajti përgjegjësin për gabimet e tij, ndërsa shtroi pyetjen se kush do e bëjë të njërën gjë Berisha. Ai tha se Berisha për interesat e tij familjare ka nxitur dhunën dhe përçarjen në parti.

Lulzim Basha e quajti vendimin e Gjykatës i cili njohur Komisionin e Rithemelimit, ilegjitim, duke u shprehur se drejtësia do e nxjerrë zbuluar paligjshmërinë e këtij vendimi. 

"PD është në një krizë për shkak të propogandës që po bëhet. E ardhmja ime është e ardhmja e përditshme e çdo shqiptari, të qëndrojmë fort për vlerat e parimet. Kam bërë shumë gabime por jo faj. Shqiptarët jetojnë në skllavëri moderne dhe mposhtja e sistemit është qëllimi kryesor," tha Basha.

Lulzim Basha shënjestroi drejtpërdrejtë Berishën, duke u shprehur se PD nuk ecën dot përpara me të.

"PD nuk bën dot para me 'Non-Gratat' dhe propogandën, pa e parë të vërtetën në sy. Me 6 mars propaganda dhe regjimi mund të kenë sjellë blerjen e votave për shkak të varfërisë," u shpreh ai. 

Lulzim Basha shtroi pyetjen retorike pwrballw gazetarwve, se pas dorëheqjes së tij nga kreu i PD-së, tha se se çfarë hapash janë parë apo marrë nga ana tjetër që krijoi përçarjen në PD, për interesa të familjes. 

"Kur erdhën me mjete të dhunshme, kishim 2 rrugë, ose largim ose marrja e çdo mase që të mos cënohej asnjë demokrat. Kur do e marri përgjegjesinë e tij Sali Berisha për të çliruar nga ngërçi PD-në dhe që të eci përpara? Ai flet për bashkimin dhe i fryn përçarjes," u shpreh ish-kreu i PD-së.

Ai shtoi më tej se nuk do të heq dorë nga përgjegjësia e tij edhe pas dorëheqjes, dhe se PD duhet të kthehet në alternativë për njerëzit, jo një strehë as për Lulzim Bashën e as për Sali Berishën as për ndonjë tjetër. 

I pytetur nëse u takua edhe me deputetët e Shkodrës, Basha tha se ishte vetë i ftuar në këtë organizim dhe se me ata është takuar e vazhdon të takohem në Parlament. 

Ndërsa më tej, lidhur me frikën nga një përballje me Berishën, pas mungesës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Basha tha se nuk takohet me veglat e regjimit të vjetër që duan të riciklohen edhe pas 30 vitesh.

 

Fjalimi i ploë i Bashës nga Shkodra 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:04
A do rikandidoj për PD, Basha flet për herë të parë: S’jam këtu për veten time, por do mbaj fjalën e dhënë

Lulzim Basha ka folur për herë të parë nëse do të rikandidoj apo jo për kreun e PD, duke mos e lënë të qartë. Nga Shkodra, ai tha se nuk është këtu për të folur për veten por të ndihmojnë në ringritjen e demokratëve.

“ Jo nuk behet fjalë fare, nuk flas unë këtu as për kandidim as për rikandidim, unë po flas për shqiptarët dhe shkodranët. Nuk i jap luksin askujt që të përgjigjem për veten time, nuk jam këtu për veten time. Jam këtu për vlerat e shkodraneve, se të ishte për veten time kam vite që për fat te keq kam braktisur jetën familjare, prindërit e mi, dhe do kisha si ta shpenzoja kohën e lirë por jam këtu për t’i qëndruar fjalës së dhënë”, tha Basha.

Ora 20:34
Takim me Berishën? Basha: Refuzoj veglat e regjimit të vjetër që të riciklohen edhe pas 30 vitesh

Basha ka bërë të qartë se nuk do të takohet me Berishën.

“Unë refuzoj propagandën dhe veglat e regjimit të vjetër që të riciklohen 30 vite pas shembjes së regjimit për hir të fatit të një personi apo në tjetëri”, tha Basha.

Ora 20:34
A do të kandidojë për President apo do krijojë parti të re? Basha: Mos u merrni me mashtrime

Lulzim Basha i ka cilësuar mashtrime fjalët se mund të krijojë parti të re. Ai tha se është i fokusuar vetëm në ringritjen e PD dhe demokratëve për të mposhtur regjimin. I pyetur nga mediat rreth deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, se ish-kryedemokrati do të ishte kandidat për president, Basha tha se refuzon gënjeshtrat.

“Mos u merrni me mashtrimet e  përditshme, mos humbni kohën tuaj. PD është sot në krizë të thellë pikërisht për shkak të propagandës dhe mashtrimeve. Mos bini pre e trukeve. Çdo ditë non gratat shpallin gënjeshtra për të hequr vëmendjen nga e vërteta. Demokracia është në krizë, ekonomia në krizë dhe shoqëria në krizë. Nuk ka gënjeshtër për të hequr vëmendjen nga të vërtetat”, tha Basha

Ora 20:13
Bunkerizimi i PD, Basha: Ishte e nevojshme për të mbrojtur demokratë nga dhuna fizike që nxitit Berisha

Lulzim Basha ka folur edhe për dyert e blinduara që vendosi në PD para protestës së dhunshme të 8 janarit, ku tha se ato ishin masa të nevojshme për të mbrojtur demokratët nga dhuna fizike që nxiti Berisha.

“Ai nxiti sulmin fizik ndaj PD. Ato ishin masa mbrojtëse ndaj konfliktit dhe dhunës së nxitur nga gjuha e një njeriu për interesat të familjes”, tha Basha.

Ora 20:12
Basha: Vendimi i gjykatës për statutin e Berishës ilegjitim, tregon korrupsionin në drejtësi

Lulzim Basha e quajti vendimin e Gjykatës i cili njohur statutin e Berishës si ilegjitim.

"PD është në një krizë për shkak të propogandës që po bëhet. E ardhmja ime është e ardhmja e përditshme e çdo shqiptari, të qëndrojmë fort për vlerat e parimet. Kam bërë shumë gabime por jo faj. Shqiptarët jetojnë në skllavëri moderne dhe mposhtja e sistemit është qëllimi kryesor", tha Basha

Ora 20:09
A do shkojë në mbledhjet e grupit të PD? Basha: Deputetët të çlirohen nga ai që e sheh partinë si pronë private

Lulzim Basha nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit që u zhvillua disa ditë pas dorëheqjes së tij, ku i pranishëm ishte edhe Sali Berisha. I pyetur nëse do të marrë pjesë në mbledhjet e tjera, Basha tha se grupi duhet të çlirohet nga ai që e sheh partinë si pronë private.

“ Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private”, tha Basha.

G.B./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP KADRI REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 04/04/2022 07:55

    O lyl shal ngjitmi po çfar bureci je ti mor njeri pa pik morali e karakteri. Po ti a die dorheqje çfar kërkon tani ti se kupton që s'fiton kurr. Prandaj bëhu vetëm 1 her BURR në jetën tënde e hin nga politika.

    Përgjigju
  • Iris: 04/04/2022 02:34

    Pse prite kaq gjate z.Basha? Sikur keto gjera t'i kishe thene qekur Berisha u shpall /i padeshirueshem/ qe ne Maj,sikur te kishe degjuar G.Rulin qekur diskutonit kandidaturat per 25 Prillin dhe t'a kishit nxjerre me lezet /ne pension/ Berishen nga politika,sikur te mos i kishe thene qe mund te kandidoje ku te doje dhe deren e PD e ka te hapur,sot PD dhe ju nuk do ishit ne kete gjendje.Teper vone!

    Përgjigju
  • gent: 04/04/2022 01:40

    hajvan patologjik. zgjedhjet e tjera nuk do jesh me se smerr dot as votat e familjes tende.

    Përgjigju
  • Loni: 03/04/2022 20:51

    Po ik o Luli se edhe kaq sa ke qendruar , ka qene doktori qe te ka mbajtur.

    Përgjigju
  • Ben: 03/04/2022 18:11

    Luli,budalla funksional.

    Përgjigju
    • Mbiemri: 04/04/2022 08:56

      Lulit po nuk i le doktorin ne dizpozicion i bjen te fiket!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës