Basha bisedë online me zyrtarë të BE: Fola për ndihmën e tyre ndaj vendit! Shqipëria në krizë të thellë, ditët e Ramës të numëruara

Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim online me zyrtarë të lartë të BE, me të cilët ka diskutuar për mbështetjen që kanë dhënë ndaj vendit tonë.

Në këtë komunikim Basha u ndal edhe te sulmet ndaj Ramës, duke thënë se ai ka dështuar pasi e ka futur sipas tij vendin në krizën më të thellë, krahasuar me vendet e rajonit.

“Sapo kam patur një komunikim me disa drejtues BE me Varhely, kryetari ne Maallister, drejtues të tjerë të lartë të  BE , ku kanë folur për ndihmën e jashtëzakonshme që Be  i ka ofruar Shqipërisë dhe ndihmën në shendetësi në të ardhmen. Prej dështimit të Ramës shqipëria është sot në krizën më të thellë krahasuar me vendet e rajonit. 97% e shqiptarëve paguajnë sot më shumë taksa se më parë. 40% e të ardhurave të bizneseve shkon për taksat”, tha Basha.

Ndër akuzat e tij ishin se Rama ka rritur taksat. Kryedemokrati shtoi se shqiptarët paguajnë më shumë taksa dhe se sipas tij, ka ardhur koha për ndryshim.

“Kjo është arsyeja pse shqipëria është sot vendi kme krizën më të thellë ekonomike.Tirja  i qeverisë që u ka marrë paratë familjeve shqiptarëve, se pagujanë më shumë taksa, biznesit shqiptar që ia ka dhënë një grushti klientësh të vet. Smund të fshihet dhe as të fshehë dështimin e tij. Është koha për ndryshim. Për ta larguar këtë kryeministër shkaktar të kësaj krize. Ditët e kësaj qeverie janë të numëruara. Çdokush e di se Rama ka dështuar por e nesërmja do të sjellë ndryshim të  vërtetë për shqiptarët”, tha Basha.

Ky komunikim i Bashës me zyrtarë të BE vjen në një kohë kur ka pasur debate lidhur me vaksinat. Kryeministri Rama ka dalë kundër vendimit të Bashkimit Evropian për të mos mbështetur Ballkanin Perëndimor në procesin e vaksinimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 19/01/2021 14:35

    Ujiftohte eshte por a i ke lare duart, hallatet e Edi Rames presin sherbim o teveqel?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja