Debati për vaksinat, Rama: Vendimi i BE i gabuar, do mbroj dinjitetin e vendit! S’kam bërë sherr, s'jam servil si opozita

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri lidhur me deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila është shprehur e habitur me reagimet e kryeministrit në lidhje me kritikat që i ka bërë BE-së, duke mos lejuar shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit.

Shefi i qeverisë ka ripërsëritur qëndrimin në lidhje me shpërndarjen e vaksinave për Ballkanin dhe për Shqipërinë. Ai tha se nuk ka bërë sherr me BE, por ka dhënë një mendim për atë që ai e quan vendim të gabuar.

“S'kam bërë asnjë sherr me BE dhe s'më ndalon askush të jap opinionin tim. Mos u merrni me opinionin tim por me të OBSH. Kur thash mos u merrni me opinionin tim thjesht po jepja një shembull se përse unë kam  të drejtë në këtë rast dhe ata që kanë reaguar. S'ka të drejtë as ambasada franceze dhe as opozita.

Shembulli im është OBSH, merreni se çfarë ka thënë për shpërndarjen e vaksinës, ka shkuar më larg se unë dhe ka thënë jemi në një katastrofë morale për njerëzimin. Unë smund të flas në emer të të gjithë njerëzimit por nëse e shikoni të paarsyeshme që unë si kryeministri juaj të ngre zërin për ju, më vjen keq por smendojën si ti shqiptarët.

Fakti që ne sjemi anë tarë të BE sna bën që të rrimë me gojën mbyllur përpara një fakti të tillë. Është i qartë, unë nuk jam kryeministër i një vendi të BE por jam evropian, të paktën njësoj sa ata që flasin në emër të BE. Qenien time evropiane se ndryshon dot askush, as nëse jam kryeministër apo qëytetari lirë i këtij vendi që kam një zë.

Çfarë thashë unë që u mërzitën këta, është çështje karakteri, opozita karakterin e vet, karakter i dobët. Kur kanë qenë në pushtet i janë përulur me servilizëm kujtdo që flet gjuhë të huaj, unë nuk hy në këtë kategori, kjo që thashë unsë ska të bëjë me mosrespekt.

Për dashurinë time për francën dhe respektin unë mund të garoj me një francez dhe me ambasadoren. Por sjemi këtu për këtë. Kur kam sjellë në shembull francën mud ntë kisha marrë dhe një vend tjetër. Vendimi është i gabuar i BE, ata gabojnë ne gabojmë. Ne kemi të drejtë të themi kur gabojnë me ne. Këtu është fjala për të mbrojtur njerëzit, dinjitetin.

Për të garantuar mbrojtjen e njerëzve se kam gjuhën e nënës për ta vënë në gjumë, pse shqetësoheni keni  frikë se mos mërzitet BE. Dhe po të mërzitet ku është problem nëse kjo është e vërteta. U la që të lihen jashtë aksesit në vaksinë vendet e rajonit, ti ke hallin e BE tani. Si duket kryeministri yt në sy të BE kur thotë ndonjë gjë në sy të BE apo ke hallin që gjyshi dhe gjyshja jote të vaksinohet sa më parë.

E di çfarë ka bërë BE për shqipërinë dhe s’do ta harroj kurrë ndihmën që dha për rindërtimin. Sot po fillon fza e dytë e rindërtimit dhe kjo bëhet me fondet e BE. E harroj unë këtë, kurrë. Ku lidhen këto të dyja. Duhet të themi faleminderit që na latë jashtë. Ne jemi miq të pandarë me BE jemi partnerë, kam respekt apsolut për BE. Ça domethënë kjo të mos hap gojën për të mbrojtur njerëzit e mi.

Më tej, Rama nënvizoi se është një turp i madh për ata që mbrojnë BE-në nga ai.

"S'ka sherr fare me BE turp i madh i atyre që kanë dalë në mbojtje BE dhe e mbrojnë nga unë.  Sa t'më keni mua këtu do jeni të mirëpërfaqësuar me BE dhe kudo”, tha Rama.

Vendimmarrjen e Bashkimit Evropian për të mos mbështetur Ballkanin Perëndimor në procesin e vaksinimit Rama e ka quajtur absurde, por kjo deklaratë ka sjellë reagime nga ambasada franceze, ambasadori i BE Luigi Soreca dhe opozita. Ambasadori Soreca, tha se nuk BE e ka ndihmuar Shqipërinë me fonde dhe se vendi nuk kishte paraqitur një plan vaksinimi dhe kjo ishte arsyeja që BE nuk e kishte ndihmuar me vaksina. Kryeministri Rama iu përgjigj këtyre deklaratave se Shqipëria nuk i kishte kërkuar BE-së fonde por vaksina për të lejuar vaksinimin e shqiptarëve dhe se vendi ynë do i blinte ato. 


Lajmi kryesor:

Rama: Asnjë shtet s'ka bërë publike kontratën me Pfizer, mbrohet nga sekreti tregtar! Kemi para për të vaksinuar gjithë shqiptarët


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!