'O Lulzim o hero, gjithë Shqipëria ty të do'/ Basha takim në Durrës: Rama është kthyer në satelit i kandidatit për kryeministër, unë bëj fushatë ai vjen vërdall meje

DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Në bisedën që patën me Bashën, ata ngritën shqetësime të ndryshme që kanë të bëjnë me infrastrukturën e zonave ku banojnë,  pagat e mësuesve dhe mungesën e personelit shëndetësor në spitalin e Durrësit.

Basha tha se dështimi i qeverisë shihet në fushatën që po bën kryeministri në ikje duke u kthyer në një satelit i kreut të opozitës. Ai u zotua se qeveria e drejtuar prej tij do zbatoj një plan urbanistik të mirëfilltë në shumë zona të qyteteve kryesore të Shqipërisë. 

“Taksat janë rritur, çmimet janë rritur dhe paratë janë përdorur për luks apo për fasada. Ndaj në planin tonë të zhvillimit të infrastrukturës në udhëhiqemi nga dy parime e para leverdia për qytetarët, pra të parat janë rrugët e qyteteve, urbanizimi i zonave informale, ujësjellësit, kanalizimet dhe së dyti leverdia për zhvillimin ekonomik. 8 vjet ka qeverisur, i ka pasur të gjitha pushtetet. Me çfarë vjen para jush? Asgjë! Asnjë përgjigje nuk ka dhe merret gjithë ditën vetëm me opozitën, vetëm me mua. Prandaj ia kam thënë dhe ia përsëris: kjo fushatë do të mbahet mend si fushata ku kryeministri në ikje u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër. Unë bëj fushatë ai vjen vërdallë meje. Do të jetë një kazus për t’u studiuar dhe për t’u mbajtur mend, fushata e 2021, ku kryeministri në ikje, u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër.

Urbanizimi është po aq i rëndësishëm. Kur vjen puna tek urbanizimi, e kemi fjalën, jo thjeshtë për rrugë, e kemi fjalën edhe për ujin edhe për kanalizimet edhe për ndriçimin. Për fat të keq, shuma e para që janë derdhur për fasada gjatë këtyre 8 viteve do të kishte dalë e tepruar, për të urbanizuar 2 herë jo vetëm këtë zonë, por të gjitha zonat e mëdha informale në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.” – tha Basha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:47
Basha sot në Shkodër, publikohen mesazhet nga PD: Dilni priteni me makina, merrni masa që të jenë sa më shumë njerëz

1617611162_basha.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të mbajë ditën e sotme një takim në Shkodër, e për këtë është dhënë urdhër nga qendra që të dalin ta presin sa më shumë persona. Në mesazhin e publikuar nga CityNews, jepin detaje edhe për mënyrën e organizimit.

"Në orën 12:00 do të organizohet pritja e Kryetarit Basha tek Tregu i Shumicës (Tek rreth-rrotullimi momumenti i 5 Heronjëve). Shoqërim masiv me makina me flamuj nga rreth-rrotullimi deri në Rrenc (biznesi i Kel Cukës) aty e presim deri sa të mbaroje vizitën dhe vijojmë shoqërimin me makina nga Rrenci deri në Parruce (tek Vodafoni).

Struktura dhe njerëzit e tjerë të cilët janë pa mjete e presim të gjithë bashkë te Vodafoni në Parucë rreth orës 12:45. Merrni masa për lajmërimin e sa më shumë njerëzve. Kush ka nevojë për flamuj nesër në mëngjes do të mund t'i merrni tek Selia e PD”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga qendra e PD-së.

Ora 10:38
Militantët e PD presin Bashën me thirrjet: O Lulzim, o hero, gjithë Shqipëria ty të do

 

"O Lulzim o hero gjithë Shqipëria ty të do"...kështu është pritur kryedemokrati Lulzim Basha. Me një panoramë që tashmë është bërë e njohur në të gjitha takimet e tij, Basha mbi një podium ose mbi kofanon e makinës, larg rrezikut të COVID, e ndërsa poshtë tij qëndrojnë qytetarët, ngjitur me njëri-tjetrin, pa maska.

 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia