Basha nënshkruan marrëveshje me përfaqësues të kultivuesve të bimëve medicinale: Do jetë baza e qeverisjes sonë

MALËSI E MADHE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës të bimëve medicinale në Malësinë e Madhe, nga ku firmosën edhe marrëveshjen për mbështetjen që do të jap qeveria e dal nga vota e pas 25 prillit.

Sipas Bashës, për 8 vite ky sektor vetëm është tallur duke ia humbur vlerat që ka për ekonominë, e për këtë kryedemokrati thotë se do i japë vlerat e duhura këtij sektori.   

"Gjatë këtyre viteve kam vizituar malësinë e madhe disa herë dhe e di që aktiviteti i kultivimit, mbledhjes dhe eksportit të bimëve medicinale ka qenë prej vitesh dhe dekadash një nga aktivitetet më kryesorë për familjet e Malësisë së Madhe. po e di po kështu që në Elbasan, veçanërisht në zonën e Dumresë dhe në zona të tjera të Shqipërisë nga Erseka në jug dhe në zonën e nën Shkodrës ky është një nga aktivitetet më kryesore brenda një prej degëve më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare që është bujqësia.

Ky është momenti për të theksuar edhe një herë përkushtimin tonë dhe zotimet tona ndaj sektorit të bujqësisë, të agro-përpunimit dhe të ushqimit. Ne e konsiderojmë këtë sektor, së pari, strategjik, sepse ka të bëjë apo më mirë të themi lidhet drejtpërdrejt me një në çdo dy banorë të vendit tonë. Të dhënat zyrtare tregojnë që 49% e popullsisë akoma jeton me aktivitetin rural, pra qoftë bujqësor, blegtoral apo akuakulturë, apo bletari apo bimë medicinale dhe me aktivitete të tjera përpunuese të lidhura me kultivimin dhe me mbarështimin e blegtorisë. Dhe çfarë kanë marrë këto 8 vite gjysma e popullit, gjysma e njerëzve, e taksapaguesve, e atyre që kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë taksat më të larta në Ballkan, çmimin e  energjisë dhe të naftës më të lartë në rajon, të naftës faktikisht më të lartin në botë bashkë me Suedinë dhe Singaporin? Investimet në këtë sektor janë pothuajse zero. Kudo ku kam shkuar mungesat kryesore kanë të bëjnë me rrugë, vaditje, kullim, energji elektrike. Pra zero apo afër zero investime për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë, agropërpunimin. Nga ana tjetër kemi thyer një tjetër rekord në Ballkan, do të thoja ndoshta dhe në planet. Jemi vendi që në letër ka subvencionet më të papërfillshme për sektorin.  Ndërkohë Bashkimi Europian gjysmën e buxhetit e ka subvencione për fermerin europian. Prandaj një nga arsyet kryesore se përse ekonomia është në krizë dhe populli është varfëruar këto 8 vite është braktisja totale që i është bërë sektorit të bujqësisë dhe gjithë nënsektorëve të tij.

Zgjidhja jonë është e qartë, është e zbatueshme dhe do të vihet në funksionim prej ditës së parë të qeverisë tonë që do të dalë me votë pas 25 prillit. Angazhimi ynë i parë është një paketë subvencionesh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, për fermerët dhe për blegtorët shqiptarë. Në bazë prodhimit, në bazë sipërfaqes që kultivon më një sasi apo me një shumë monetare për çdo ton prodhimi që do të disbursohet përmes një mekanizmi të digjitalizuar që do të shmangë kontaktin korruptive midis zyrtarëve rajonalë, drejtorive përkatëse dhe fermerit shqiptar. Duke eliminuar çdo burokraci, dhe kur them çdo burokraci kam parasysh ato halle të pazgjidhura që fillojnë që nga certifikatat e pronësisë, tokat  e deri tek NIPT-et ku për fermerin shqiptar numri personal i identifikimit do të përbëjë në të njëjtën kohë edhe NIPT-in e tij. Duke vazhduar me shpikjet që na kanë bërë muajt e fundit me diferencimin 20, 6% e cila bie e gjitha në kurrizin e fermerëve shqiptarë dhe industrisë agropërpunuese. 100 milionë euro në vit do të mundësojnë që fermeri shqiptar ta gëzojë frytin e djersës së vet. E të gëzojë për mua nuk do të thotë të mbajë veten dhe fëmijët me bukë por të kthehet në pjesë të shtresës së mesme shqiptare. Pa diskutim edhe kostoja e naftës ku do të përfshihet edhe heqja e taksës Rama prej 240 lekësh për litër e ka bërë naftën shqiptare atë që thamë të tretën më të shtrenjtë në botë pas Suedisë dhe Singaporit. Po ka fusha në të cilat Shqipëria jo vetëm konkurron por mund të kthehet realisht në një shembull pozitiv. Një nga fushat që na ka mbledhur bashkë sot këtu është ajo e bimëve mjekësore, bimëve medicinale dhe erëzave.

Ndërkohë që unë e di, nga studimet e ekspertëve tanë se mbështetja në veçanti e bimëve medicinale dhe erëzave është një aktivitet me një potencial të jashtëzakonshëm për të rritur mirëqenien dhe të ardhurat në këtë sektor. Kërkesa në vendet e Bashkimit Europian, por deri në SHBA, e në Australi, e në Zelandë është e pa ngopshme, është e pa shterueshme. Kujtoj këtu edhe shafranin që konsiderohet një bimë, e krahasojnë me floririn dhe kultivohet në disa zona kryesisht në disa zona të Dumresë. Por dhe shumë e shumë kultivarë të tjerë medicinale apo erëza, me çmime siç e them edhe një herë të cilat justifikojnë plotësisht investimin që ne do të kryejmë sepse do na kthehet dhjetëfish, 15, 20-tridhjetëfish si mirëqenie për fermerin, si mirëqenie për mbledhësin, grumbulluesin, përpunuesin dhe eksportuesin. Pra, si mirëqenie për ekonominë kombëtare. Potenciali është të shkojmë nga 57 në 570 milionë, në një miliardë, në dy miliardë të ardhura vetëm nga këta kultivarë. Imagjinoni se çfarë do të thotë kjo për bilancin tregtar të vendit, imagjinoni se çfarë do të thotë kjo për familjet e këtyre zonave. Në vend që t’i çojnë, t’i degdisin fëmijët për të punuar si emigrantë në punë të zeza apo punëtorë me mëditje në vendet fqinje. Se çfarë mirëqenie do të sjellë ? Se si do të lehtësojë vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare, se si do të lehtësojë vuajtjet e nënave, lotët e nënave që kanë 8 vjet që shohin shtëpitë që i zbrazen nga fëmijët", tha Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane