Basha takime me qytetarët e sipëmarrësit në Gramsh: Çdo ditë kemi zgjedhur të qëndrojmë pranë njerëzve

Basha takime me qytetarët e sipëmarrësit në Gramsh: Çdo ditë kemi zgjedhur të qëndrojmë pranë njerëzve

Basha takim me qytetarët në Gramsh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Gramsh ku është takuar me qytetarë, mes tyre edhe sipërmarrës.

Ai shkruan se ka zgjedhur të ketë një bashkëbisedime të vazhdueshëm me qytetarët për të ndërtuar së bashku të ardhmen që familjet shqiptare meritojnë.

“Sot në Gramsh pranë qytetarëve dhe sipërmarrësve, për të diskutuar për shqetësimet e vështirësitë me të cilat ata përballen. Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve, në një bashkëbisedim të vazhdueshëm me shoqërinë, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që familjet shqiptare meritojnë!”- shkruan Basha në postimin e tij.

Kujtojmë se kreu i PD, Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend projektligjin për vettingun e politikanëve për të cilin u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë për të parë se kush janë të korruptuarit.

Ndërsa sa i takon kaosit të shkaktuar në Kuvend nga grupi i deputetëve të Bardhit dhe Berishës, Basha dhe deputetët që e mbështesin janë mënjanuar nga aksioni i dhunshëm. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diti: 23/11/2023 16:22

    Je i vetmi qe mund ti bashkosh demokratet, ne cdo cep te shqiperise. Eshte e kot zhurma dhe baltosja parlamentit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar