Basha takime në fshatrat e Dibrës,
kërkon votën për Sherefedin Shehun

Basha takime në fshatrat e Dibrës,<br />kërkon votën për Sherefedin Shehun
Demokratët vijojnë fushatën elektorale në fshatrat e Dibrës duke kërkuar votën e banorëve për kandidatin Sherefedin Shehu.
 
Vetë kryetari i PD, Lulzim Basha po shkon në çdo zonë të Dibrës bashkë me kandidatin e opozitës, ndërsa së fundi u ndalën në takime me banorë të fshatit Brezhdan.
 
Në këto takime banorët ngritën shqetësimin e mungesës së investimeve në zonë, ku kjo situatë sipas kryetarit të PD vjen për shkak se prej tre vitesh qeveria nuk i kishte sytë nga qytetarët por tek pasurimi i klientëve të saj.
 
Në këtë drejtim kryedemokrati akuzoi se deputeti Sadri Abazi ka përfituar fonde katër herë më shumë se sa buxheti i bashkisë në total.
 
Në këto takime banorët e Brezhdanit ngritën shqetësimin se 80 përqind e bagëtive të fshatit janë prekur nga sëmundja dhe asnjë institucion nuk është kujtuar tu shkojë në ndihmë, përveçse është sjellë një numër i kufizuar i vaksinave.
 
Kandidati i opozitës për drejtimin e Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehu, po shpalos për dibranët programin e tij të qeverisjes lokale. Zgjedhjet e pjesshme lokale për këtë bashki do të mbahen me datën 11 shtator.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran