Kryedemokrati Lulzim Basha angazhohet për zgjidhje të shqetësimeve e halleve të qytetarëve.

Ndërsa akuzoi kryeministrin se është shkëputur nga realiteti ku janë zhytyr shqiptarët. 

Nga Hasi, ku u takua me tregtarët  e Krumës, kreu i PD-së u zotua për një qeveri që i trajton njerëzit në mënyrë të barabartë dhe në respekt të ligjit.

Sipas tij shqiptarët ecin pëprara nëpër vende të ndryshme të botës sepse atje u garantohet barazia para ligjit.

‘’Njerëzit ndjekin mundësinë për të qenë të lumtur vetë ju tua përcaktojë shteti. Kësaj do i japim fund dhe së bashku me shqipytarë e ndershëm do ju japim mundësinë që të fitojë ai më i zoti dhe të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit’’u shpreh Basha. 

Ndërkaq me degën e PD në Has, Lulzim Basha foli për ndryshimin e politikës që duhet të sjellë ndryshimin e realitetit.

‘’1% e shqiptarëve zotërojnë mbi 95% të pasurisë të këtij vendi. Kjo është e papranueshme. Jemi gati që të kuptojnë hallet e juaja. Jemi gati sepse kemi zgjidhje të pranushme, jo dënga siç premtuan për shëndetësi falas’’, u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Basha. 

Kryetari i Partisë Demokratike tha se demokratët duhet të qendrojnë pranë njerëzve, të njohin realitetin e tyre, të vërtetat e tyre.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com