Ditën e sotme, ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar në Prishtinë me deputetin e PDK-së Enver Hoxhaj.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Hoxhaj ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në Prishtinë, ndërsa ka thënë se bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit.

“Një nip Kosove në Kosovë!  Takim vëllazëror në Prishtinë me mikun tim të madh dhe të veçantë, Lulzim Basha! Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit.”, shkruan deputeti

Hoxhaj në  Facebook.