Berisha me sytë nga Donald Trump për "non gratën", por në festë ishte Lulzim Basha! Takime me zyrtarë USA për forcimin e bashkëpunimit strategjik
Lulzim Basha dhe Dan Crenshaw
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të 47-të të SHBA, Donald J. Trump, (20 janar). Ndërkohë, nga PD zyrtare, edhe pse kanë që prej rizgjedhjes së Donald Trump, që sillen sikur janë ata fitues, nuk u pa askush.
Në një postim në facebook Basha informoi se gjatë vizitës, ai zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Dan Crenshaw, një veteran i shquar i U.S. Navy SEALS, me pesë misione jashtë vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se gjatë bisedës, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke vlerësuar gjithashtu rolin e shqiptarëve në Teksas si faktor i rëndësishëm në atë shtet.
Ai gjithashtu i ka bërë ftesë kongresmenit Crenshaë për të vizituar Shqipërinë, për të përjetuar nga afër kulturën dhe mikpritjen shqiptare.
‘Pata kënaqësinë të takohesha me kongresmenë dhe senatorë amerikanë në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të 47 të SHBA, Donald J. Trump. Ndër ta, zhvillova një bisedë të përzemërt me kongresmenin Dan Crenshaë, një patriot i vërtetë dhe veteran i U.S. Navy SEALS, me pesë misione jashtë vendit. Na bashkojnë vlerat demokratike dhe na afron më shumë kontributi i shqiptarëve të Teksasit, të cilët me punën e tyre kanë arritur të jenë një faktor i rëndësishëm në atë shtet.
Në bisedën tonë, diskutuam për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mezi pres t’i uroj mirëseardhjen në vendin tonë, për të parë nga afër bukuritë e tij dhe mikpritjen e shqiptarëve’, shkruan ai.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Basha pati takim me të Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Richard Grenell. Ky takim u zhvillua gjatë ceremonisë të organizuar në prag të inaugurimit të Presidentit Trump, informoi në facebook.
As Belind Këlliçi, që flet si këshilltar i Donald Trump, as Albana Vokshi, madje as Fatmir Mediu, që priste me njerëzit e thjesht me orë të tëra në të ftohtë, të shikonte inagurimin e Trump si president, nga një ekran.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
20.4%
-
Jo
73.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 93
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump do të vendosë tarifë doganore 25% ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës
24 Mars, 21:41
-
Skandal në administratën Trump/ Gazetarit i dërgohen planet sekrete të sulmeve në Jemen
24 Mars, 21:30
-
Sot 26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit, Sheholli: Shqiptarët duhet t'i jenë falenderues brez pas brezi Aleancës e SHBA-ve
24 Mars, 20:56
-
Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai
24 Mars, 20:15
-
Bisedimet në Riad për luftën Rusi-Ukrainë, Krisafi: Armëpushim i pjesshëm ndaj objekteve të energjisë dhe porteve, SHBA ka qasje pozitive ndaj Kremlinit
24 Mars, 19:57
-
Raporti i DASH fundosi Berishën, Ngjela: Saliu ka devijacion psikik, e ka kap deliri i personit nën akuzë! Duket se i ka çuar Trumpit njerëz me çanta, e di si veten
24 Mars, 18:36
-
Tarifat doganore të Trump ndaj Evropës, Komisioneri i Tregtisë së BE-së nesër në Uashington
24 Mars, 17:03
-
‘T’u fjet gjumë futëm Shqipërinë në NATO dhe hoqëm vizat me BE’, Basha i përgjigjet Ramës: U ‘zgjove’ ti dhe u mbushën burgjet me shokët e tu (VIDEO)
24 Mars, 17:00
-
'Ata që besojnë te Shqipëria votojnë numrin 4'/ Basha publikon videon nga takimi në Athinë: Salla thirrje në kor '7x7=313'
24 Mars, 15:38
-
Senatori Bernie Sanders: Nuk duhet ta lejojmë Trumpin të krijojë një qeverisje oligarkike, Musk dhe miliarderë të tjerë s'mund të na drejtojnë
24 Mars, 15:31
-
Vlerësimi i fundit i ‘Standard & Poor’s’, kryeministri Rama: Konfirmon progresin e pandalur të Shqipërisë! Ironizon dhe kundërshtarët: Për 2 minuta shaka me Bashën...
24 Mars, 15:11
-
Trump kritikon portretin e tij në Kongresin e Kolorados: Askujt nuk i pëlqen një fotografi e keqe, hiqeni
24 Mars, 14:30