Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot me kryesuesen në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory.
Në këtë takim u diskutua për situatën në vend, reformën zgjedhore dhe drejtësinë.
"Kryetari i PD, shprehu shqetësimin për korrupsionin e përhapur ngado i cili ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në emigrimin masiv të qytetarëve. Sot institucioni i vetem që ka kopetenca për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin është SPAK dhe sistemi i drejtësisë. Prandaj, Partia Demokratike është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë.
Për këtë arsye, PD inkurajon dhe mbështet SPAK të hetojë nivelet më të larta të qeverisë. Sa i përket reformës zgjedhore, zoti Basha i bëri të ditur qëndrimin e PD, qëndrime të cilat janë depozituar në Parlament. Kreu i Partisë Demokratike përmendi listat e hapura, të cilat do të mundësonin të zgjidhej deputet ai që merr më shumë vota, Shqipëria një zonë elektorale dhe barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e Diasporës", thuhet në njoftimin e PD mbi takimin e Bashës.
"Detyra e politikës, - tha Basha, është t'u japë mundësi qytetarëve të votojnë të lire dhe të vendosin të pa ndikuar për ata që duan ti përfaqësojnë ne Parlament.