Basha takon ambasadorët: Rama
kërkon të nxjerrë opozitën të tepërt

Basha takon ambasadorët: Rama<br />kërkon të nxjerrë opozitën të tepërt
TIRANE - Pas takimit të zhvilluar me ambasadorët e akredituar në Shqipëri, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklraruar se i ka shprehur diplomatëve ndërkombëtarë shqetësimin lidhur me qeverinë shqiptare.

Në një dalje për mediat pas takimit, Basha theksoi se u ka bërë të ditur ambasadorëve se opozita nuk mund të bëhet pjesë e një parlamenti që sipas tij vijon të sundohet nga oligarkia. Ai u shpreh se kjo qeveri sipas tij kërkon ta nxjerrë opozitën të tepërt.

“Dyshja Rama-Meta në vazhdim të planit për të zabtuar institucionet e pavarura. Kjo qeveri sot ndjehet se nuk mund të japë llogari as para Kushtetutës, as para Parlamentit as para gjykatave, por se mund të vazhdojë orgjinë e saj oligarkike duke shkelmuar shtetin ligjor. Pra të sundojë në një vend ku ta nxjerrë opozitën e tepërt. Kjo ka vetëm një rrugë dbe një përfundim, atë përfundim që ka gjithkush se mendon të shkelë demokracinë. Opozita nuk mund të bëhet kurrë krah saj. Me ambasadorët kemi biseduar gjatë me këtë çështje, është misioni i PD që ditën që ka lindur, mbrojtja e demokracisë, e shtyllave të saj, dhe e sovranitetit të popullit që ja vlejnë për çdo betejë dhe ne jemi të gatshëm për çdo betejë.” theksoi Basha pas takimit me ambasadorët

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën