TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është ankuar dhe ish-Guvernatorit dhe ish Kryetarit të Partisë Demokratike të SHBA-ve Howard Dean për situatën politikë në vend. Gjatë një takimi me Dean dhe Robert Benjamin, Drejtori Rajonal i Institutit Demokrat Amerikan (NDI) për Europën Lindore, Basha tha se qeveria po vazhdon me qëndrime në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe shtetin ligjor.
Për kreun e opozitës uzurpimi politik i institucioneve të pavarura dhe organeve të ruajtjes së rendit, zhbërjae administratës profesionale publike dhe zëvëndësimin e saj me militantë partiake, presioni ndaj institucioneve të drejtësisë dhe zhytjen e ekonomisë dhe vendit në një situatë pasigurie juridike, çfare ka rezultuar me rritjen e paprecedentë të krimit dhe trafiqeve kanë dekurajuar investitorët nga SHBA dhe vendet e BE.
Ndërkohë ish-Guvernatori Dean e vlerësoi si të rëndësishëm procesin e zgjedhjeve dhe riorganizimit të PD, si dhe rolin e saj si opozita demokratike në Shqipëri.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)