Basha takon Jenkins: Misioni i PD
mbrojtja e demokracisë e shtetit ligjo
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Oëen Jenkins.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Oëen Jenkins.
Gjatë këtij takimi Kryetari Basha i shprehu Jenkins mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmesën që Britania e Madhe i ka dhënë në vijimësi demokracisë në Shqipëri dhe procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Basha është ndalur dhe te zhvillimet politike në vend duke i shprehur Drejtorit për Ballkanin Perëndimor, Jenkins, mbi ato që listoi si elementë që kanë çuar në reduktimin e hapësirës demokratike për opozitën dhe ndërprerjen e marrdhënieve të kësaj të funfit me parlamentin.
Sipas Bashës, shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, refuzimi i kontrollit demokratik opozitar përmes komisioneve parlamentare hetimore, injorimi dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatave të vendit, mohimi i fjalës së lirë të opozitës përmes ushtrimit të dhunës verbale dhe fizike nga elemente kriminalë të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, të orkestruar dhe drejtuar nga Kryeministri Rama, kanë reduktuar në zero çdo hapësirë demokratike për opozitën duke e detyruar atë të ndërpresë marrdhënien me Kuvendin.
Basha shprehu Jenkins se, megjithë thirrjet e përditshme të opozitës, mazhoranca Rama-Meta “kanë vijuar dhe intensifikuar fushatën e kapjes së institucioneve të pavarura, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, shkollën e Magjistraturës, dhe gjykatat e vendit, pavaresisht kundershtise të hapur e publike edhe të partnerëve strategjikë ndërkombetarë.
Basha i ka vënë në dukje Jenkins dhe “shqetësimin e thellë që ka shkaktuar goditja e konsensusit dhe antireforma e kësaj mazhorance në shërbimin civil, si pasojë e të cilit mbi 9 mijë nëpunes civile janë hedhur në rrugë dhe janë zëvendesuar me militantë partiakë, por vecoi edhe rrezikun për liritë dhe të drejtat e qytetarëve nga mbushja e administratës dhe organeve të ruajtjes së rendit me elementë kriminalë”.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.4%
-
Jo
75%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50657
Lajme të tjera
-
Rama në kantierin e parë fotovolkaik ‘Blue 1’ në Seman: Do e kthejë Shqipërinë në vend eksportues të këtij sektori
31 Mars, 14:55
-
'Vlora Marina', projekti tërheq studentët e inxhinierisë të Universitetit Polis
31 Mars, 14:51
-
12 hetues të BKH përgjuan natë e ditë 2177 telefona gjatë 2022-shit, zero dekonspirim! ‘Ranë në rrjetë’ 160 persona, zbërthehen 313 celularë
31 Mars, 14:50
-
“Ky është një persekutim politik" , Trump reagon për akuzat penale të ngrutura ndaj tij
31 Mars, 14:46
-
Pas një viti heshtje, Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm: Jam e pafajshme
31 Mars, 14:45
-
Frrok Çupi: Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave
31 Mars, 14:44
-
Zgjedhjet e vendore, kreu i ‘Nismës Thurje’: Kandidojmë vetëm për këshilltarë bashkiakë! Kryetari është administrator, t’i rikthejmë parlamentit dinjitetin që meriton
31 Mars, 14:34
-
Barcelona largohet nga 'Camp Nou', kush është stadiumi i ri i katalanasve
31 Mars, 14:34
-
Lefter Alla në burg dhe i shkarkuar nga Rama, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh drejtuesin provizor të bashkisë
31 Mars, 14:30
-
Ja kush është prokurori guximtar që nisi hetimin ndaj ish-presidentit Trump
31 Mars, 14:28
-
Po ikte nga Shqipëria, vihet në pranga në Rinas 'Kep Rapi', i forti i Durrësit! I dënuar me 7 vite burg në Itali
31 Mars, 14:21
-
Elvisi i rrëfen historinë e dhimbshme Oltës: Kam humbur babanë në det e la zemra, në gusht bën 8 vjet
31 Mars, 14:11