Basha takon kryeministrin e Kroacisë: Do përshpejtojmë rrugëtimin europian të Shqipërisë, ndihma e Plenkoviç lajm i shkëlqyer

Pas vizitës me kreun e Presidencës së ardhshme të BE në Slloveni, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Zagreb me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç, ministrin e Punëve të Jashtme Goran Grliç Radman si dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, Davor Bozinoviç. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari i opozitës i njohu drejtuesit e qeverisë kroate me planin e tij për integrimin si dhe angazhimin e tij për të bërë gjithçka për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve për të tu bërë pjesë e BE, proces i cili sipas Bashës ka ngelur në vendnumëro këto 8 vite.

Pas takimit me kryeministrin kroat dhe ministrat kryesorë të qeverisë së tij, Basha dha një deklaratë të shkurtër për media.

“Për mua dhe për Partinë Demokratike, nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa përshpejtimi i rrugëtimit europian të Shqipërisë pas ngecjes në vendnumëro gjatë 8 viteve të këtij procesi. Për këtë arsye ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë realitet këtë ëndërr të shqiptarëve. Kjo ka qenë në qendër të bisedës që kam zhvilluar me mikun tim, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Ashtu siç bashkëpunuar gjatë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ashtu do të bashkëpunojmë ngushtësisht edhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në këtë kuadër, përvoja dhe ndihma e Kroacisë që është dhe vend anëtar i BE, është shumë e vyer për ne.

Jam i lumtur të ndaj me ju angazhimin e kryeministrit Plenkoviç për të na ndihmuar në këtë proces qoftë me mbështetje politike në tryezën vendimmarrëse të BE, siç bëri gjatë Presidencës kroate, kështu edhe në nivelin teknik që të jemi sa më të përgatitur e të ecim sa më shpejt në këtë proces. E njoha kryeministrin Plenkoviç me platformën tonë të integrimit dhe me vullnetin dhe vendosmërinë tonë për të bërë të gjitha detyrat që do të çojnë në nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian dhe thithjen e fondeve për vendet aspirante, përmes të cilave ne do të zhvillojmë dhe modernizojmë ekonominë e vendit dhe do ju vijmë në ndihmë veçanërisht të rinjve, biznesit të vigël e të mesëm dhe fermerëve shqiptarë.

Unë jam i bindur se do të ja dalim siç bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s, siç liberalizuam vizat, hoqëm vizat për shqiptarët, do të bëjmë realitet edhe Shqipërinë europiane me ndihmën e BE dhe vendeve anëtare duke përfshirë këtu Kroacinë mike dhe aleate. Së fundmi, Kroacia ka një eksperiencë shumë të mirë edhe në fushën e turizmit, një prioritet i qeverisë time nesër, dhe për këtë ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht për të marrë modelet më të mira të zhvillimit që do të sjellin rritje ekonomike dhe punësim për qytetarët tanë”, - u shpreh Basha

Nga Sllovenia ku takoi dje kryeministrin dhe kreun e presidencës së ardhshme të BE, Janez Janša, Basha deklaroi se ka marrë mbështetje që brenda vitit të nisin bisedimet me BE për anëtarësimin e Shqipërisë. Basha tha se ka biseduar edhe për tërheqjen e investitorëve sllovenë në vendin tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 18/02/2021 13:28

    Ore jane ne rregull nga trute e kokes keta qe takojne kete apo jo?!Ca eshte ky qe e takojne kryeministrat!!!Qe ka lobuar dikush shume fort nuk diskutohet,por do gjetur se cili eshte ai.Reziku me i madh eshte te jete rus!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar