Basha takon Merkel: Falenderim
për mbështetjen ndaj Shqipërisë

Basha takon Merkel: Falenderim<br />për mbështetjen ndaj Shqipërisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Gjermani. 

Basha ka takuar Merkel gjatë punimeve të Kongresit të CDU-së, ku Merkel u rizgjodh kryetare e forcës politike në pushtet.

Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit e PD, thuhet se Basha ka falenderuar kancelaren Merkel për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe konsolidimit të demokracisë. 

"Gjatë Kongresit pata mundësinë të bisedoj me Kancelaren Merkel.

E falenderova atë për ndihmën ndaj Shqipërisë dhe shpreha nevojën që ka vendi ynë për mbështetjen gjermane jo vetëm për integrimin në BE, për edhe për të luftuar krimin, korrupsionin dhe për të garantuar demokracinë në vend.

Dua t’i siguroj të gjithë shqiptarët se mbështetja e Kancelares Merkel për Shqipërinë dhe shqiptarët do të jetë e palëkundur
", është shprehur Basha.

Përsa i përket negociatave, Basha deklaroi se deklaroi se duhet të hapen, pasi do të ishte një presion ndaj qeverisë.
 
"Partia Demokratike dhe unë jemi fare të qartë në qëndrimin tonë, ne kërkojmë hapjen e negociatave në momentin më të parë të mundshëm edhe si një vlerë shtesë, dhe si një presion shtesë ndaj një qeverie deficente në sundimin e ligjit.
 
Shqipëria mund dhe do të ecë përpara, qytetarët shqiptarë mund dhe do të përfitojnë nga integrimi europian vetëm kur të kenë një qeverisje që lufton për kauzat e tyre përmes luftës kundër korrupsionit, luftës kundër krimit, luftës kundër drogës dhe garantimit të një demokracie funksionale ku në themel janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme
" u shpreh ai.
 
Basha akuzon se Rama ka bllokuar Reformën Zgjedhore, De-kriminalizimin, por edhe kryesoren Vettingun, që sipas tij do të zbatohet kur të vijë PD në pushtet.
 
"Ne do të zbatojmë reformën në drejtësi që e votuam me konsensus të plotë me 22 korrik dhe nuk do të gjejmë pretekste për të kontrolluar procese kyçe, siç janë pastrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas Kushtetutës, jo sipas Kryeministrit, apo nisja nga puna e Byrosë së Veçantë të Hetimit dhe të ndjekjes penale për zyrtarë të korruptuar".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai